Një djalosh 23 vjeçar, i quajtur Nikollas Hammond, një nga profesorët dhe studiuesit më të mirënjohur të Universiteteve të Kembrixhit, Bristolit dhe anëtar i Akademisë Britanike viziton Shqipërinë në vitet ’30. Nuk i interesonin aspak gërmimet e arkeologut Luigji Ugolini në qytetin e Butrintit.
I riu i cili synonte të ishte një ditë arkeolog kishte pasur situata të pakëndëshme në vendin tonë, pasi pasaporta e tij britanike ishte shpërfillur.
Ndoshta 23 vjeçari donte që udhëtimi i tij në Shqipëri të mbetej sekret. Por për humbjen e tij të kohës pasi nuk mundi të zbulonte gjë, Hamond ja vë fajin ambasadorit francez, pasi tha se rrëfimet e tij ishin të mbushura me gënjeshtra sa i përket ekzistencës së Epirit. A arrin Nikollas të zbulojë Antigonean e sotme? Gjetjet arkeologjike, studiues dhe arkeologë ngren hipoteza nëse Antigonea është me vendondodhje aty ku është sot, apo jo
Në Antigone u gjetën rreth 500 monedha të cilat vinin nga vende të ndryshme si Epiri, Dyrrahu etj. Kjo tregonte marrëdhëniet tregtare që ekzistonin mes vendeve.
Dukej se Nikollas mund të ishte zbuluesi i Antigonesë. Gjurmët e tij i kishin ndjekur edhe autoritetet shqiptare, por duke e braktisur sërish këtë kodër duke u demoralizuar pasi nuk do të gjenin gjë. Por në kodrën e Jermës u bënë edhe studime të tjera arkeologjike, duke zbuluar ekzistencën e një qyteti antik.
Në dhjetor të vitit 1912, në mesin e kolonave të ushtrisë greke që po pushtonin territorin e shtetit të saposhpallur shqiptar bënte pjesë edhe një grup i fshehtë. Ky repart i ushtrisë greke, përbëhej nga studiues arkeologjikë grekë. Kjo bëhej me qëllim zhdukjen e historisë dhe arkeologjisë shqiptare.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…