Zbulohen për herë të parë pamje filmike të Sarah Blloshmit, e cilësuar si gruaja më e bukur e Shqipërisë në Shekullin e XX.
Pamjet i publikon Alfred Peza duke falenderuar historianin Erald Kapri.
Ja çfarë shkruan Peza:
“Zbulimi për herë të parë i pamjeve filmike të Sarah Blloshmit, gruas më të bukur të Shqipërisë së shekullit XX dhe personazhit kryesor të romanit tim “Sarah”, më emocionuan.
Kjo falë historianit Erald Kapri që pati mirësinë të më ofronte këtë video të Institutit Italian “Luce”.
Në këto sekuenca mund të shihni të fiksuar momentin kur Sarah ndodhet në krye të të ftuarve (me veshje të bardhë), duke mbërritur në sallën ku do të zhvillohej ceremonia e kurorëzimit të Ahmet Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”.
Filmimet i përkasin 1 shtatorit të vitit 1928.
Pas fotove të reja, të ofruara pak kohë më parë nga Blendi Fevziu, këto pamje e ndriçojnë akoma edhe më shumë imazhin e një femre të jashtëzakonshëm si Sarah Blloshmi.
Mbesa e Ismail Qemalit dhe bashkëshortja e ish deputetit Selahedin Blloshmi, siç mund të kuptohet, ishte personazh i dorës së parë në Tiranën aristokratike të Shqipërisë së viteve ’20-’30”, shkruan Peza referuar materialit të siguruar nga historiani Erald Kapri./Alpenews/
blob:https://www.facebook.com/f9d63aaa-59d0-4637-983f-89485ef8964c
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…