<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Gjumi në shpinë nuk preferohet shumë, por këto 8 arsye ndoshta do t’ju bindin

Shumë njerëz flenë anash, në mbledhur “si fetus” ose përmbys. Gjumi me shpinën e mbështetur në shtrat ndoshta nuk është i preferuari juaj, por rezulton se mund të zgjidhë disa probleme.

Gjumi në këtë pozicion mund të mos jetë fort i rehatshëm, por nëse keni probleme të cilat do t’i listojmë në vijim, mund t’i jepni një shans. I njohur si gjumi në shpinë, ky pozicion ofron një mori përfitimesh shëndetësore që mund të mos i keni marrë parasysh, si për shembull:

– mbajtja e shtyllës kurrizore në një linjë
– reduktim të dhimbjeve të kokës nga tensioni
– zvogëlim i presionit në gjoks
– lehtësim të sinuseve
– parandalim të rrudhave dhe acarimit të lëkurës

Dhimbja e shpinës: Fjetja me bark me kokën në njërën anë është e ngjashme me pozicionin ku e mbani kokën të kthyer në një drejtim për orë të tëra teksa jeni ulur ose në këmbë, duke shkaktuar dhimbje. Gjithashtu ngjesh shtyllën kurrizore sepse qafa është e përkulur mbrapa. Gjumi në shpinë ndihmon në zvogëlimin e presionit në zonën e pasme të trupit.

Frymëmarrja: Diafragma është muskuli përgjegjës për frymëmarrjen dhe nëse jeni të shtrirë me bark ose të shtrirë anas, “ngjeshni” hapësirën e frymëmarrjes.

Acarimi i lëkurës: Mbulesat e jastëkëve thithin sebumin nga fytyra dhe flokët, si dhe mbetje të tjera në lëkurë. Këto shkojnë lehtësisht në fytyrë gjatë gjumit. Gjumi në shpinë e mban fytyrën larg jastëkut.

Rrudhat dhe vijat: Duke fjetur në shpinë, shmangni kontaktin me jastëkun dhe mbani qafën drejt, duke parandaluar zhvillimin e parakohshëm ose thellimin e rrudhave dhe vijave.

Ënjtja: Grumbullimi i lëngjeve shkakton fryrje rreth syve dhe ënjtje në fytyrë. Duke u shtrirë në shpinë, ju zvogëloni ënjtjen e fytyrës.

Sinuset: Fjetja me kokën e ngritur mbi zemrën ndihmon në parandalimin e bllokimit të pasazheve të hundës.

Dhimbjet e kokës: Pak a shumë njësoj me efektin në qafë dhe shtyllën kurrizore, gjumi në shpinë heq presionin nga koka.

Drita: Kur flini në shpinë, vëreni nmë lehtë ndryshimet në dritë. Kështu mund të zgjoheni më këndshëm sesa përmes alarmit të telefonit. Drita ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian, kështu që mund të flini dhe zgjoheni në në të njëjtën kohë përgjithësisht.

InForCulture

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago