Me titullin “Shqipëria – Vendi dhe Njerëzit,” media bavareze, ka shkruar një tekst të shkurtër por plot ditirambe ndaj vendit shqiptar. Shkrimi i plotë:
“Shqipëria është një vend relativisht i panjohur, ndaj së cilës janë shpërndarë shumë paragjykime. Është një vend i pambaruar, ku në 1990 kaloi paqësisht nga diktatura në liri. Atëkohë vendi ishte ekonomikisht në tokë. Me këtë situatë, Shqipëria kërkoi një rrugë të qëndrojë në këmbë, pa ndonjë ndihmë të rëndësishme nga jashtë.
Është ndër vendet me historinë më të lashtë të Europës, pasi ilirët kanë ndërtuar qytetet e para prej vitit 1100 para erës sonë. Vend ku respektohet çdo fe, pasi asnjërit nuk i bën përshtypje nëse je ortodoks, katolik, musliman suni ose bektashi. Secili pranon fenë e tjetrit ashtu siç është. Këtu mund të mësohet shumë nga shqiptarët. Dhe shqiptarët janë një komb shumë mikpritës. Edhe nga kjo mund të mësohet shumë nga kombi që ndodhet në kufijtë e Ballkanit”.
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…
Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…
Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…