<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gjërat që diabetikët duhet t’i dinë për ruajtjen e shëndetit të zemrës

Nga shumë gjendje shëndetësore me të cilat jetojnë njerëzit, diabeti konsiderohet të jetë ai që kërkon më shumë disiplinë sa i përket ushqimit dhe stilit të jetesës, përndryshe mund të dëmtojë rëndë trupin, kryesisht zemrën.

Dr.Sanjay Gogia, drejtor në Spitalin Fortis Shalimar Bagh, thotë se diabeti ka disa pasoja negative në shëndet që përfshijnë kolesterolin e lartë, rritjen e shanseve për sulm në zemër dhe goditje në tru.

“Të dhënat nga Shoqata Amerikane e Zemrës kanë treguar se 65 përqind e njerëzve me diabet humbin jetën për shkak të një lloj sëmundjeje të zemrës ose goditjes në tru. Pacientët diabetikë kanë një rrezik për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare që është më shumë se dyfishi i njerëzve që nuk kanë diabet”, shpjegon ai.

Mënyra më e mirë për të parandaluar ose ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës është miratimi dhe mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm.

Këto janë gjërat që diabetikët duhet të dinë për ruajtjen e shëndetit të zemrës:

* Diabeti ka nevojë për monitorim të vazhdueshëm dhe kujdes mjekësor. Është e rëndësishme të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

* Meqenëse diabeti shpesh shkakton hipertension, kontrolli i shpeshtë është i nevojshëm për të mbajtur nën kontroll nivelin e presionit të gjakut.

* Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të mbajnë presionin e gjakut në nivelin 130/80.

* Niveli i kolesterolit duhet të mbahet nën kontroll, me udhëzimin e një mjeku specialist.

* Humbja e njëfarë peshe ndihmon vërtet për të menaxhuar jo vetëm diabetin, por edhe kolesterolin dhe hipertensionin.

* Stërvistjet e përditshme janë domosdoshmëri.

* Pas konsultimit me një nutricionist, diabetikët duhet të mbajnë një dietë të shëndetshme për zemrën, siç është dieta mesdhetare.

* Të ndalohet pirja duhanin.

* Të menaxhohet stresi.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

13 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

15 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

15 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago