Një punë kërkimore me vlerë për etnologjinë shqiptare, mbi interpretuesit dhe muzikantët shqiptarë të Kosovës, realizuar në fillim të shekullit nga etnologu i njohur slloven Matija Murko, i cili, shëtiti këtë pjesë të trojeve shqiptare në vitet ’30-të, të shekullit të kaluar, është publikuar së fundmi.
Përmes fotografive, ai ka dokumentuar grupimet artistike, interpretuesit, këngetarët e asaj kohe, etj. Matija Murko konsiderohet si një ndër studiuesit më të mëdhenj sllovenë të shekullit të kaluar, transmeton ‘konica.al’.
Në vitet ’30, Murko, së bashku me gruan e tij shëtisin pothuajse të gjithë ish-Jugosllavinë e dikurshme. Si studiues i eposit, këngës, traditës dhe etnologjisë ai vizitoi edhe Kosovën, duke dokumentuar përmes fotografive, personat që njiheshin për interpretimet e këngëve epike, por edhe ansambleve të para.
Në një nga fotografitë është edhe Ymer Riza, legjenda e muzikës tradicionale shqiptare.
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…