<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

FOTO: Nëse ky burrë nuk do ishte vrarë, kufiri shqiptaro-grek sot do ishte ndryshe

Këtë 27 gusht, u shënua 100-vjetori i asaj që njihet si  “masakra e Janinës” në të cilën u vra pabesisht gjeneral Tellini, kryetar i Komisionit për Caktimin e Kufijve të Çamërisë, i emëruar nga Konferenca e Ambasadorëve të Këshillit Suprem Aleat.

Atentati i rëndë u krye në 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit të sotëm.

Gjenerali iishte ngarkuar për delimitimin e vijës së kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Vrasësit, që kishin bllokuar rrugën me anën e një peme, duke përdorur armë të prodhimit gjerman, ekzekutuan të gjithë sa ndodheshin në makinë, shoferin, një mjek, adjutantin e Gjeneralit, përfshirë edhe përkthyesin shqiptar.

Ekzekutimi i gjeneral Enriko Telinit dhe i gjithë stafit të tij futi në lojë një personazh të paparashikueshëm – Kryeministrin italian Benito Musolini.

Edhe pse të gjithë ata që humbën jetën i përkisnin një komisioni teknik të dërguar nga Lidhja e Kombeve, Musolini e pa ngjarjen si një çështje ekskluzivisht italiane.

A u vuri grekëve disa kushte ultimative që duhet të përmbusheshin brenda 24 orëve.

1-Paraqitje e ndjesës formale nga ana e qeverisë greke për atë italiane.

2-Zhvillimi i një ceremonie solemne funebre për viktimat e masakrës, e mbajtur në Athinë në prani të gjithë anëtarëve të qeverisë greke.

3-Nderime përpara flamurit italian gjatë së njëjtës ditë të ceremonisë funebre.

4-Hapja e një hetimi, ku duhet të bëjë pjesë edhe një përfaqësues italian, koloneli Perrone.

5-Dënim kapital për të gjithë autorët e krimit.

6-Kompensim në vlerën 50 milionë lira.

7-Nderim ushtarak për të gjithë të rënët në momentin e imbarkimit të tyre për në Itali.

Qeveria greke nuk pranoi të përmbushte të gjithë kushtet.

Pas kësaj Musolini urdhëroi, flotën detare dhe atë ajrore të përgatiteshin për luftë.

Më 31 gusht 1923, vetëm katër ditë pas masakrës, ushtria italiane, pas një bombardimi të shkurtër, por të përgjakshëm, pushtoi ishullin e Korfuzit.

Kjo ishte ajo që u pa e mësua nga opinioni botëror.

Por cilat ishin shkaqet e vërteta të vrasjes së Gjeneral Enriko Telinit?

Edhe pse grekët u munduan t’u hidhnin fajin “bandave shqiptare”, e vërteta ishte krejt tjetër.

Vrasja ishte porositur nga grekët, ndërsa arsyeja përse Gjeneral Telini duhet të vritej ishte edhe më e qartë.

Gjatë gjithë drejtimit të punës prej tij në terren, ai kishte mbrojtur me forcë interesat e shqiptarëve. Nëse nuk do vritej kufijtë Shqipëri-Greqi sot do ishin ndryshe.

Kjo është një ngjarje të pazakontë dhe njëkohësisht e rëndësishme e historinë e Shqipërisë, por Telini nuk ka marrë vëmendjen që meriton.

Gjenerali ka patur një monument në Tiranë, i cili sot nuk ekziston. Në të shkruhej:  “Në kujtim mirnjoftësie – KOMBI SHQIPTAR”. Nën këtë shtatore parakaloi edhe Enver Hoxha kur hyri në Tiranë, por shtatorja më pas u hoq.

Monumenti i Tellinit, realizuar nga Odise Paskali (qëndronte para Akademisë së Shkencave sot)
Varri monumental i Tellinit në varrezën e Trespianos, Firenze

Marrë n

InForCulture

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago