<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fjalët që Skënderbeu i tha princit të Tarantes, pasi ai ofendoi shqiptarët:”Mos i sjell zollum vendit tënd sepse..”

Autori zviceran, Charles Didier (1805 – 1864), në librin e tij “Raçolta, Mœurs Siciliennes et Calabraises” të botuar në vitin 1844 në Paris, u ka dedikuar një kapitull shqiptarëve të Kalabrisë (“Les Albanais en Calabre”), ku dhe vë në dukje kontributin e Gjergj Kastriotit ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë.

Zoti Didier i bazuar tek historiani napolitan, Giovanni Antonio Summonte – flet për një letërkëmbim mjaft interesant mes Princit të Tarentes dhe heroit tonë, por para së të arrijmë tek ai, nevojitet pak retrospektivë.

Në vitin 1454, babai i Ferdinandit, mbreti Alfons d’Aragon ishte ndër të vetmit që i përgjigjet thirrjes së Gjergj Kastriotit për të luf.tuar perandorinë osmane, dhe si arsye i dërgon atij disa tr.upa nën urdhërat e Raymond d’Ortaffa-s.

Ndërsa, në vitin 1462, Gjergj Kastrioti, mirënjohës ndaj Aragonëve, i shkon në ndihmë mbretit të Napolit, Ferdinandit të I-rë, i cili rre.zikonte asokohe fronin e tij përballë Dukës së Anjou-së (Anzhusë) dhe Princit të Tarentes.

Para ndër.hyrjes së tru.pave shqiptare në Italinë jugore, Princi i Tarentes i nënvlerësonte ato dhe strategun legjendar, por Princi i Matit dhe mbreti i Shqiptarëve i ka dhënë atij përgjigjen e duhur, si fillim me shkrim dhe më pas në terren.

Letërkëmbimi në vijim:Advertisementhttps://d-5580214662324382428.ampproject.net/2109102127000/frame.html

Princi i Tarentes, Jean – Antoine Orsini (Giovanni Antonio):

“Çfarë të kam bërë që vjen dhe më sul.mon në tokat e mia? Ti kujton se do të për.ballesh me turqit e tu të dobët; kij kujdes. Ne i krahasojmë Shqiptarët e tu me delet, dhe ne ndihemi të bez.disur ndaj armiqve kaq të nev.eritshëm. Në pamundësi të mbrosh çatinë tënde, ti vjen të pushtosh çatinë tonë. Ti do të gjesh këtu vetëm va.rrin tënd”.

Sovrani i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti:

“Ti nuk je më pak Turk sesa Turqit vetë, megjithëse thonë për ty se nuk i përket asnjë feje. Sa për Shqiptarët e mi, ti nuk i njeh ata; Ne jemi trashëgimtarë të Epiriotëve, që u dhanë për ar.mik Romakëve, Pirron, dhe të Maqedonasve, që i dhanë Indisë si fitimtar Aleksandrin. Dhe për çfarë po më flet, ti, për Tarentinët e tu, racë ne.vrike që është e aftë vetëm për të peshkuar. Në rast se gjej va.rrin tim këtu, Perëndia, e cila është në dijeni për mendimet e mia, do të më gj.ykojë”.

Si përfundim, lideri shqiptar, guximtar dhe fuqiplotë, rrugës për në Napoli, fiton betejën e Tranit, përshkon fushat e Pouille-s (Puglia-s) me kalorësit e tij, shpa.rtallon ush.trinë e Princit të Tarentes dhe kontribuon në fitoren vendimtare të Troia-s, e cila u siguroi ku.rorën mbretërore Aragonëve, pra Ferdinandit të I-rë.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago