<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Farat e kastravecit, zbuloni vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin

Gjithçka që na servir nëna natyrë është e pasur në vlera dhe e dobishme për shëndetin e njeriut. Dhuratat më bujare janë padyshim frutat, perimet, erëzat, barishtet por edhe farat.

Kastraveci është një nga perimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë rregullisht. Vlerat e kastravecit janë të njohura, por farat e imëta e të lëngshme që gjenden në brendësi të tij janë tepër të shëndetshme.

Në këtë artikull do të zbuloni arsyet përse duhet të konsumoni më shumë prej këtyre farave të lëngshme.

Përfitimet Për Lëkurën

Kastraveci dhe farat e tij janë idealë për të trajtuar problemet me lëkurën si djegia nga dielli, rrudhat e të tjerë.

Sipas të dhënave, përdorimi i farave i jep lëkurës shkëlqim rinor ndërkohë që antioksidantët që gjenden tek i gjithë kastraveci e gjallërojnë atë në mënyrë natyrale.

Përfitimet Për Flokët

Nëse keni probleme me flokët, nëse ato bien apo janë të dobësuar, atëherë zgjidhjen e gjeni tek farat e kastravecit. Ato përmbajnë sulfur që stimulon rritjen e flokëve, i bën ato më të dendur dhe më të shëndetshëm.

Konsumi i rregullt i lëngut të kastravecit bashkë me farë ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve.

Shqetësimet Me Tretjen

Konsumi i rregullt i farave të kastravecit rekomandohet për të përmirësuar shëndetin e sistemit tretës. Farat e kastravecit parandalojnë një sërë problemesh me tretjen siç janë aciditeti i lartë, gastriti e të tjerë.

Uji dhe mineralet që gjenden tek kastraveci ndihmojnë në funksionin e plotë të organeve të tretjes dhe në largimin e toksinave.

Mbipesha

Nëse dëshironi të humbisni peshën e tepërt, atëherë konsumoni më shumë kastravec me gjithë farë.

Në këtë mënyrë do të merrni më pak kalori dhe më shumë minerale të nevojshme për rënien në peshë.

Shëndeti i Dhëmbëve

Konsumi i rregullt i farave të kastravecit përmirëson shëndetin e mishrave dhe dhëmbëve.

Ngrënia e kastravecit largon bakteret e këqija që mblidhen në gojë e shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe prishjen e dhëmbëve.

Shëndeti Mendor

Farat e kastravecit përmbajnë bakër, një mineral që stimulon ndërveprimin e nervave dhe shëndetin mendor.

Sipas të dhënave, falë tyre truri ushqehet me mineralet më të dobishme dhe organizmi është më pak i prekur nga stresi.

Inflamacioni

Farat e kastravecit luftojnë inflamacionin në organizëm që shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Ato rekomandohen kundër dhimbjeve të kokës, rrathëve të zinj të syve, njollave në lëkurë e të tjerë.

admin admin

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

10 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

12 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

12 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago