Arkeologët kanë zbuluar disa mumje të lashta egjiptiane me copa floriri në vend të gjuhës.
Sipas “Science Alert”, zbulimi u bë në varrezën Quweisna në deltën e Nilit qendror. Mumiet gjuhëarta u gjetën në një shtesë të re të sitit arkeologjik, ku dhjetëra trupa të tjerë janë varrosur gjatë tre periudhave të ndryshme në Egjiptin e vjetër.
Disa prej skeleteve i kanë kockat të lyera me flori, ndërsa të tjera janë varrosur me flori në formë brumbujsh e lulesh lotusi. Gjuhët e arta janë disi enigmë, edhe pse janë gjetur më parë.
Ekspertët mendojnë se në Egjiptin e lashtë, një gjuhë floriri ishte e nevojshme për të patur marrëdhënie të mira me hyjninë e botës së nëndhenshme, Osiris. Njësoj si Hadi në Greqi, Osiris jetonte midis të vdekurve dhe kishte vendosur ligjin e heshtjes. Shpesh, bota e nëndhenshme në Egjipt quhej “Toka e Heshtur” dhe Osiris “Zoti i Heshtjes”.
Mesa duket, Osiris e përçmonte zhurmën ndaj dhe funeralet egjiptiane ishin të heshtura. Vetëm kur goja e një mumieje ishte e hapur gjatë përgatitjes për jetën e përtejme, mund të luhej muzikë apo dëgjohej ndonjë tingull.
Ndoshta gjuhët e arta i lejonin mumiet të “flisnin” pa bërë zhurmë. Floriri është përdorur shpesh në kulturën egjiptiane për zbukurime sepse lidhej me besimin ndaj perëndisë së diellit, Ra-së. Ndoshta gjuha e artë përfaqëson një vijë drite në botën e ftohtë të nëntokës.
Megjithatë, pa prova të tjera, gjithë çfarë mund të thonë zbuluesit janë vetëm hipotezat. Zyrtarët shprehen se mumiet e gjetura janë në gjendje jo të mirë dhe sekretet e tyre po dekompozohen bashkë me to.
Gjuhët e tyre të arta po përpiqen të thonë diçka, por ajo që mund të dëgjojmë është vetëm heshtja./tvklan.al
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…