<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ekspeditë në Antigone/ Konfirmohet prania e nekropolit

DHE JO VETËM…

Kërkimet për teatrin antik në Antigone edhe këtë vit nuk sollën rezultat por prof. Dhimitër Çondi në krye të ekspeditës tërësisht shqiptare tregon se kërkimet e këtij viti plotësuan aspekte të tjera të panjohura që lidhen me zhvillimin e jetës në qytetin antik të ndërtuar prej Pirros së Epirit.Instituti arkeologjik prej vitesh është në kërkim të ndërtimeve publike, tempujve, teatrit, stoave, shëtitoreve, nekropolit. Ekspedita që sapo përfundoi në Antigone zbuloi një tempull ekstra urban jashtë mureve të qytetit i dëmtuar prej punimeve në bujqësi gjatë viteve 80 dhe përreth tij prof Çondi beson se këtë vit u konfirmua prania e nekropolit. Atje u gjetën disa stela varresh të periudhës helenistike të ngjashme me ato të Foinikes.

Ekspedita zbuloi se edhe agoraja ishte e zhveshur nga ndërtimet masive publike por gërmimet konfirmuan funksionin e saj dhe faktin që qyteti nuk lejonte kalimin e mallrave dhe produkteve të përshkonin rrugët kryesore duke i përqendruar shkëmbimet vetëm në agora.

Arkeologët gjithashtu kanë piketuar disa parcela për gërmimet e ardhshme ku objektiv kryesor mbetet teatri. Shpresohet që ky objekt masiv duke mos u grabitur në periudhat pas djegies duhet të jetë i ruajtur mirë dhe besohet se kishte një kapacitet rreth 5000-6000 vende.

Antigonea pati një jetë të shkurtër. Ajo u ndërtua nga Pirro për nder të gruas të tij Antigona në vitin 295 pk dhe u shkatërrua me djegie në vitin 168 pk. /konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

6 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

6 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago