Kjo është harta e Skënderbeut, e gjetur nga Artan Shkreli, e cila u ekspozua mbrëmë në Kryeministri.
Harta është gjetur në Bibliotekën Qendrore të Romës.
Siç shihet, Shqipëria në hartë shoqërohet me mbishkrimin e Scanderbeg. Gazetari Roland Qafoku, i pranishëm në ceremoninë e ekspozimit dje në Kryeministri, thotë se harta daton që më 1455 dhe ishte e zhdukur për 2 shekuj e gjysmë dhe u gjet ne nje depo te mbyllur. Është e krijuar nga lëkura e nje viçi te palindur dhe me një cilësi të larte të shkrimeve, ndan detajet Qafoku.
Ndërkaq, drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, thotë se kjo hartë mbyll edhe të gjitha gojët që duan të revizionojnë historinë për të ulur figurën e vetme përbashkuese të kombit shqiptar.
“Madhështia e Skënderbeut në një hartë. Harta e gjendur në Bibliotekën e Romës rrëfen shumës. Një truall i tërë, Shqipëria e asaj kohe, e etnikja e kësaj kohe, mbanin për toponim emrin e drejtuesit të saj Skënderbeut, në të gjallë të tij.
Kjo hartë kuptimplotë nuk mbyll thjesht Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por mbyll edhe të gjitha gojët që duan të revizionojnë historinë për të ulur figurën e vetme përbashkuese të kombit shqiptar”PR
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…