Çdo ditë trupi humb sasi të madhe uji, prandaj është shumë me rëndësi që uji të konsumohet në mënyrën e cila është më e përshtatshmja për absorbimin e këtij lëngu.
Hulumtimet konstatojnë që me pirjen e shpejtë të ujit trupi juaj nuk do të ndiejë të gjitha përparësitë të cilat i ofron kjo pije.
Gjithashtu, qëndrimi juaj gjatë konsumimit të ujit mund të jetë shumë i rëndësishëm për shëndetin.
Derisa jeni duke qëndruar në këmbë, nervat tuaja natyrshëm janë të tendosura dhe trupi juaj është nën presionin që duhet patjetër të mbrohet nga rr eziqet.
Sipas shumë hulumtimeve, qëndrimi në këmbë është i lidhur ngushtë me shpejtësinë me të cilën e konsumoni ujin.
Pos ujit dhe pijeve të tjera, edhe ushqimin është me rëndësi ta konsumoni ngadalë. Kështu përmirësohet procesi i tretjes.
Shpesh theksohet që mund të shfaqen problemet, si p.sh. artriti apo dëmtimi i nyjave nëse ujin nuk e pini ngadalë.
Konsumimi i shpejtë i ujit dhe i pijeve të tjera mund të çojë deri në mungesën e oksigjenit në mushkëri, gjë që potencialisht çon drejt problemeve të mushkërive dhe të zemrës.
Ajo që gjithmonë do të duhej ta keni parasysh është që uji shpejt shkon në lukth, dhe kur qëndrojmë në këmbë, ky proces është edhe më i shpejtë.
Hulumtuesit sugjerojnë që është mirë t’u përmbahemi metodave natyrale, pra pozita më e natyrshme gjatë ngrënies dhe pirjes përfundimisht është qëndrimi ulur.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…