<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Do i djegim shtëpitë e ndjekim deri në zhdukje për të vendosur pushtetin tonë

Shkruar nga Kastriot Dervishi

Sa herë kujtoni ato parullat komuniste për bashkim “pa dallim feje, krahine e ideje”, lexoni letrat e tyre të vërteta se ata asnjëherë nuk kanë qenë për bashkim, por për përçarjen e vrasjen e shqiptarëve. Lexoni letrën e mëposhtme. Çfarë “nacionalçlirimtarësh” ishin këto kur vetëm vrisnin shqiptarë? Djegia e shtëpive dhe vrasja e elementit jokomunist në zonën e Pogradecit shihet si element i parë për të vendosur pushtetin komunist.

18 tetor 1943, letër e “Trashit” (Koçi Xoxe) për “Tarasin” (Enver Hoxhën), (ekstrakt)

Ushtria tonë, pas vetëvrasjes së Safetit (Butka) dhe pas vrasjes së gjithë shtabit të Ballit në Devolli, 6 veta në një ditë, prej çetave tona, e shtinë tani në një gjendje lufte e të shpallet sot e nesër me Ballin. Neve nuk kemi heshtur së demaskuari me të gjitha mjetet dhe duke e ndaluar të shkelë ndër zonat tona të çliruara, e sidomos tani me rastin e Pogradecit..

Ballistët me një frymë shkuan për të gjetur strehë në Vërçë. Prifti i Llëngës i ndoqi këmba-këmbës për t’i vënë në ndonjë (vend) të ngushtë. Në atë sektor shkoi dhe batalioni i Rizait e Nexhipit me qëllim që t’u japë një grusht të fortë. Tani flitet se të gjitha forcat e Ballit mundet që të venë në ndihmë, këtë lëvizje e presim me gjakftohtësi, por nuk na besohet, sepse forcat e tyre janë të shpartalluara. Maliq Dushari u kthye me nja 4-5 të plagosur. Neve do t’i ndjekim gjer në fund ato çeta bashibozuke deri në zhdukje. Në një trakt i shpallëm çeta ilegale, tradhtare si organizuese të vëllavrasjes. Në katundet ku kanë luftuar nga penxheret, do të marrim masa do t’i arrestojmë dhe do të djegim shtëpira, që të vendosim pushtetin tonë e sidomos në Starovën e reaksionit…

Dhe punës së partisë i jemi përveshur këtë radhë derrçe, janë punuar direktivat në konferenca të gjera, jemi mbajtur në lidhje me qytetin, priten rezultate, sepse mjaft vendime për punë kemi marrë…Nestin (Kerenxhi) e dërguam në një kongres të rinisë greke dhe siç thotë, ky ka përfituar mjaft. Për punën e shtabit ballkanik ata qëndrojnë në pikën e parë pse ky ka kuptimin e një internacionaleje ballkanike. Edhe atje thotë Nesti, goditje të hapura me Zervën…

Shënim: Në përpjekjen me Ballin në Kamje, Pretushë dhe Pirg, midis të vrarëve të Ballit është dhe Demir Staravecka me të kushëririn. Ka shumë të plagosur dhe po ndiqen këmba-këmbës…

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

5 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

6 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

7 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago