<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

‘Detoksi’ i 15 minutave më pak në rrjetet sociale përmirëson shëndetin

Kërkimet dhe studimet tregojnë se rrjetet sociale kanë një mori efektesh negative në shëndetin mendor dhe vetëvlerësim.

Përpjekja për të pakësuar kohën e kaluar duke parë postimet në TikTok, Instagram, Snapchat dhe Twitter mund të duket një kërkesë e madhe për shumë prej nesh. Por sipas një studimi të fundit, nuk ka nevojë për një detoks të plotë nga rrjetet sociale për të parë disa përfitime.

Sipas kërkimit, nëse reduktoni me 15 minuta më pak kohën që kaloni në platforma sociale, mund të përmirësoni shëndetin.

Studimi, i publikuar në “Journal of Technology in Behavioral Science” iu kërkoi pjesëmarrësve të grupmoshave 20-25 vjeç të reduktonin me 15 minuta më pak kohën ditore para ekranit, për 3 muaj rresht. Rezultatet u krahasuan me grupe që nuk iu parashtrua kjo kërkesë ose që iu tha të merreshin me diçka gjatë këtyre 15 minutave.

Përfundimi ishte se grupi i parë nuk u prek gjerësisht nga ftohja, lythat, bënte gjumë më cilësor dhe ishte më pak i depresionuar. Pati një përmirësim prej 15% në sistemin imunitar, 50% në cilësinë e gjumit dhe 30% më pak simptoma depresioni.

Dy grupet e tjera nuk treguan asnjë ndryshim.

Grupi që reduktoi fillimisht me 15 minuta kohën e kaluar në rrjete sociale përfundoi duke e shtyrë limitin e tij me 40 minuta. Grupi që iu kërkua të mos bënte asnjë veprim, shtoi përdorimin e tyre duke e rritur kohën me 10 minuta më shumë.

Kjo ishte e njëjtë me grupin që iu kërkua të merrej me diçka tjetër veç rrjeteve sociale, i cili kaloi 25 minuta më shumë në këto aplikacione krahasuar me më parë. Sipas shkencëtarëve, kjo mund të tregojë që neve nuk na pëlqen të na thonë se si ta kalojmë kohën./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

17 hours ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

17 hours ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

17 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

18 hours ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

18 hours ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

20 hours ago