Këtë paragjellë, e cila e rritë imunitetin dhe e mbron organizmin nga faktorët e jashtëm, sidomos gjatë sezonit të gripit, duhet ta konsumoni sa më shpesh.
PËRBËRËSIT: – 3 litra ujë – 2 thelpinj të hudhrës – 1-2 lugë të xhenxhefilit të gërryer – 1 lugë piper të zi – 2 karota (pa i qëruar) – 1 filxhan gjethe të selinos – 1/4 të qepës – 1 degë e madhe e rozmarinës – 1 lugë të vogël trumzë – 1 lugë të vogël sherbelë – lëngun e gjysmës së limonit.
PËRGATITJA: Të gjithë përbërësit, me përjashtim të lëngut të limonit, i qitni në një enë më të madhe me kapak, për t’i zier. Nxehni ata derisa uji të vlojë, e më pas uleni temperaturën për ta pasur një zierje të qetë, duke e përzier vazhdimisht. Më pas mbulojeni enën me kapak, që të zihet edhe për një orë. Kullojeni këtë masë në një enë tjetër. Perimet imtësoni dhe bluani në bluarës. Kjo supë është e dobishme për parandalimin dhe shërimin e ftohjes dhe gripit. Lëngu i limonit shtohet direkt në supë, para përdorimit.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…