<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çështja e arit shqiptar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, përplasjet me Anglinë dhe Italinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Prill 2020

“Paris-presse” ka botuar, në 1951 dhe 1954, dy shkrime në lidhje me debatin asokohe mbi çështjen e arit shqiptar midis Anglisë, Italisë dhe sigurisht Shqipërisë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Arbitrazhi ndërkombëtar për një miliard ar në mosmarrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë

Paris-presse, e enjte, 3 maj 1951, fq.3

“Uashington, 2 maj (A.P.-A F.P.). – Britania e Madhe, Franca dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të caktojë një ndërmjetës për të përcaktuar fatin e 2.900.000 dollarëve ar (afërsisht një miliard franga franceze), që pretendohen si nga Italia ashtu edhe nga Shqipëria.

Mësojmë se në rast se ky ar i jepet Shqipërisë, Anglia do të kërkojë të respektohen të drejtat e saj mbi stokun e metalit të çmuar si arsye e vendimit të Gjykatës së Hagës kundër Shqipërisë, duke dënuar këtë vend me 843.947 paund sterlina për dëmet e shkaktuara, kompensim për humbjen e jetëve dhe dëmtimin e pajisjeve të pësuara nga Marina Mbretërore (Royal Navy) në ngushticën e Korfuzit pas shpërthimit të luftanijeve britanike në zonat e minuara të paidentifikuara.

Për momentin, Shqipëria, ende nuk e ka bërë pagesën e gjobës.”

Haga e deklaron veten të paaftë në çështjen e arit shqiptar

Paris-presse, e mërkurë, 16 qershor 1954, fq.5

“Hagë, 15 qershor (AFP.) – Gjykata ndërkombëtare ka dhënë një gjykim ku e deklaron veten të paaftë në rastin e 2.388 kilogramëve të arit monetar, pronë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, të cilën gjermanët e kishin sekuestruar në Romë, në 1943. Një arbitrazh, në bazë të marrëveshjeve të Uashingtonit, ia kishte dhënë arin Shqipërisë, e cila do t’ia jepte në vijim qeverisë britanike si kompensim të pjesshëm të dëmeve që i kishte shkaktuar.

Por qeveria italiane gjithashtu pretendonte se edhe ajo kishte të drejtë për këtë ar, si kompensim të pjesshëm të kredisë italiane të konfiskuar nga qeveria shqiptare në 1945, dhe solli debatin para Gjykatës Ndërkombëtare.

Ajo (Haga) sapo e ka deklaruar veten të paaftë.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

4 hours ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

4 hours ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

5 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

6 hours ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

6 hours ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

8 hours ago