Në Muzeun e Trojës në fshatin Tevfikiye në Çanakala, i cili është vlerësuar me dy çmime prestigjioze evropiane, janë ekspozuar bizhuteritë vezulluese të grave trojane që datojnë mijëra vjet më parë, si dhe artefakte të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në rajonin turk.
Muzeu ndodhet pranë qytetit antik të Trojës dhe vizitorët kanë mundësinë të njihen me madhështinë e këtij qytetërimi në epokën e artë të të cilit u krijuan objekte magjepsëse që tashmë janë pjesë e ekspozitës së muzeut.
Seksioni “Thesaret Trojane” i muzeut, i cili ekspozon bizhuteritë e arit të veshur nga gratë e Trojës, konsiderohet si një nga zonat më të veçanta të muzeut, reputacioni i të cilit është rritur në mbarë botën pas fitimit të Çmimit Special për Muzeun Evropian në 2020, si Çmimi Special i Akademisë Evropiane të Muzeve 2020/2021.
Ky muze, i hapur në tetor 2018, konsiderohet si një nga muzetë arkeologjikë bashkëkohorë më frymëzues dhe më të rëndësishëm në botë.
Në 1998, Troja u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. /tesheshi.com/
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…