Lulja e hibiskusit para së gjithash është cilësuar shkaku i dukjes, por meriton edhe të njëjtën vëmendje falë efekteve të veta shëruese. Çaji nga hibiskusi është paksa me shije të hidhur, por mos harroni se është përplot me vitamina C, aminoacide, hekur, flavonoide, vajra eterike dhe acide. Në bazë të shumë studimeve, shkencëtarët kanë theksuar se ndikon në shëndetin e zemrës, rregullon shtypjen e gjakut, madje edhe atë vetëm katër javë pasi keni filluar ta konsumoni çajin. Edhe nëse nuk keni telashe me shëndetin, çaji ju freskon, qoftë i ngrohtë apo i ftohtë.
PËRBËRËSIT
• 4 dcl ujë; • 1 shkop të kanellës; • 3 lugë gjethe të thara hibiskus apo 4-5 lule të freskët; • 1 lugë sheqer dhe • Lëng nga një portokall. PËRGATITJA: Ujin e ngrohtë e derdhni sipër hibiskusit dhe kanellës. Le të qëndrojë ashtu së paku njëzet minuta e më pas ia hidhni sheqerin dhe lëngun e portokallit. Mund ta shërbeni të ngrohtë dhe të ftohtë.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…