Në vitin 1907, Julius Neubronner, një farmacist gjerman, paraqiti një kërkesë për patentë për një shpikje të re, kamerën pëllumb.
Pajisja ishte pikërisht një aparat i vogël i pajisur me rripa me një kohëmatës, në mënyrë që pëllumbat të mund ta mbanin atë dhe të bënin fotografi gjatë fluturimit.
Neubronner fillimisht e përdori te pëllumbat e tij në shtëpi, shkruan Newyorker, transmeton Klankosova.tv.
Në vitet në vijim, ai shfaqi aparatin e tij në ekspozita ndërkombëtare, ku shiste edhe kartolina të marra nga zogjtë.
Këto shpikje përfaqësonin një përparim në atë kohë, duke lejuar mbikëqyrjen me shpejtësi dhe rreze që më parë ishte e pamundur.
Megjithatë, nëse kamerat do të kapnin objektin e dëshiruar, varej nga fati dhe tekat e pëllumbave.
Neubronner zhvilloi kamerën e pëllumbave për qëllime praktike, në fillim ai thjesht shpresonte të gjurmonte fluturimet e zogjve, por shpikja e tij përfaqësonte gjithashtu një arritje më sublime.
Pamjet e para që iu bënë Tokës nga qielli përmes zogjve:
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…