Garuesit duhet të përshkojnë një pellg duke lundruar mbi kungujt gjigandë
Qytetarët belgë hipën në kunguj gjigandë për të marrë pjesë në një garë aspak të zakontë.
Për të fituar këtë garë, ekipet prej katër vetash duhej të përshkojnë këtë pellg që ndodhet në qytetin verior të Kasterlee sa më shpejt që të jetë e mundur.
Të veshur me paruke këta belgë lundrojnë me lopatat e tyre mbi kungujt gjigandë të pastruar dhe që shërbejnë për t’i mbajtur garuesit. Por si filloi kjo traditë e veçantë?
“Arsyeja pse filluam këtë traditë është se vite më parë, ne konkurronim për të rritur kungullin më të madh. Kështu që filluam të mendonim se çfarë mund të bënim me ta dhe ne zbuluam se në SHBA kishte njerëz që lundronin me kunguj. Ne vendosëm që mund ta bënim këtë edhe në Kasterlee, por në vend që të përdorim një ose dy kunguj si në SHBA, ne lundrojmë me rreth 20 prej tyre”.
Këtë vit, në garë kishte 65 ekipe ku disa prej të pranishmëve kishin udhëtuar nga qytete të tjera posaçërisht për të marrë pjesë.
Vlen të theksohet se garat u ndërprenë për shkak të pandemisë e COVID-19 por me situatën e përmirësuar shëndetësore ato nisën sërish.
Klan News
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…