<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ballkani quhej Scandrebeco; Zbulimi i hartës së rajonit e vitit 1455

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të jetë vetëm në rastin e Amerikës. Por ndodh edhe me heroin tone kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në këtë hartë të vitit 1455, kushtuar Papës Nikolla V në të cilën territori i Ballkanit ndeshet me toponimin Scandrebeco.

“Zbulimi o kësaj harte ka qenë një nga gjërat më fatlume që më ka ndodhur në jetën time. Bëhet fjalë për një toponim në zemër të Ballkanit jugor ku në qendër të kësaj hapësire midis detit Adriatik dhe detit Egje ndodhet toponimi Scandrebeco”, shprehet Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së Mesjetës.

Është një rast i jashtëzakonshëm ku emri i një territori të identifikohet me emrin e një figure, i cili identifikohet me popullin e tij dhe me frikërat metropolitane të Evropës së asaj kohe.

“Harta është bërë në 455 nga Bartolomeo Pareto, i cili ishte një hartograf që furnizonte Vatikanin me hartat gjeografike. Ishte një njeri i afërt i Papës Nikolla V”, tha Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së mesjetës.

Kemi të bëjmë me dy gjenovezë.

“Ky është motive që Gjenova është paraqitur kaq e madhe në hartë në raport me qytetet e tjera, sepse i jep rëndësi këtij fakti. Padyshim që Gjenova në SHek XV ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Evropës, sepse ishte Republikë. Sikurse Venediku. Ishin Republika detare të cilat kontrollonin rrugët e Mesdheut”, sqaron Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së mesjetës

Po pse paraqet rëndësi zbulimi i kësaj harte në këtë kohë?

“Skënderbeu paraqitet si një hero europian këtu. Sikurse ai ka qenë një hero europian i rëndësishëm. Dhe kjo hartë fashit në mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij. I gjithë enfatizimi i kësaj figure bërë pas vdekjes ishte shumë më e vogël nga çka ai përfaqësonte në të gjallë të tij”, shprehet Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së mesjetës.

Kjo hartë do të qëndrojë e ekspozuar për publikun dy javë në COD në Kryeministri. Më pas ajo do të kthehet në Bibliotekën Kombëtare Qendrore të Romës, ku do të ruhet në rafte speciale./27al

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

7 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

7 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago