Këngë nga Ilir Shaqiri kushtuar Anton Çettës, burrit të madh të kombit shqiptar. Kënga trajton veprën e Anton Çettës, dhe historinë e fillimit dhe mënyrën e zhvillimit të fushatës për pajtimin e gjaqeve në vitin 1990 në Kosovë. /InforCulture.info
Anton Qeta mor po ban medet
kjo Kosova more shum po hjek
Hile t’medha la historia
varre t’hapuna more neper shpija
Nate e zez o more 500 vjet
kan frik thmija more t’rriten n’djep
Rritet bari, rritet permi shpi
ma shum lot o pijn thmija se gji
Nga Lum Bardhi zogjt e nisen vrapin
bac Antoni, trimi ju ep krahun
E i lshon zanin Llapit e Rugoves
thot t’ja lajm o borxhin Kosoves
t’fala bami more vorrit t’parit
me mi ba mur o roje vatanit.
Po i thrret Vokshi, o po i thrret Drenices.
rujmi vorret e Azem Galices
Shkrun Prekazi, shkrun per Firaj
lidh ti besen se un gjith ta mbaj.
Jemi rrit me qumsht te ni gjini
kem blue drith o ne ni gur mullini
Veq ni nane ne na ka maru
perkun djep o si ty dhe mu
Burri t’fal mor, t’fal e jo nuk ngutet
T’fal shqiptari, t’fal e jo se tutet
I hap krahet plaku shqipe mali
pyet Kosova, gjakun kush s’ma fali?
Kush s’ma fali o gjakun ksaj stine
Plag me thik o m’ka lan pas shpine
Fal t’qoft gjaku i tim bir
T’lumt burr, kofsh faqebardh.
Kush s’ma fali o gjakun ksaj stine
Plag me thik o m’ka lan pas shpine /InforCulture.info
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…