<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A rekomandohet të agjërojnë personat me diabet dhe me gjëndra tiroide, shpjegon internisti Erduan Sefedini

Një prej pesë ritualeve të shenjta të Fesë Islame është dhe agjërimi në muajin e Ramazanit.

E personat me sëmundje të ndryshme përkundrejt gjendjes së tyre shëndetësore dhe nga dëshira e madhe për të respektuar këtë ritual, mund të rrezikojnë shëndetin e tyre duke dashur të agjërojnë.

Por çfarë thotë internisti dhe endokrinologu Erduan Sefedini për personat e prekur me diabet dhe me gjëndra tiroide, a duhet të agjërojnë?

Sefedini tha se për pacientët me diabet tip 1 nuk i rekomandon të agjërojnë, pasi siç u shpreh ai agjërimi ua rrezikon shëndetin.

“Nuk duhet të agjërojnë, janë pacientë që marrin insulinë dhe është shumë vështirë që ta kontrollojnë veten dhe e rrezikojnë shëndetin” , tha ai për Telegrafin.

Sefedini tha se edhe pacientët me diabet tip 2 nuk i rekomandon të agjërojnë.

“Meqenëse numri më i madh i pacientëve janë me diabet tip 2, edhe këtu kisha thënë që ata që marrin dy ose më shumë tableta për diabet, prapë kisha thënë që nuk duhet të agjërojnë. Është rrezik për pacientët që marrin tableta dhe e rrisin nivelin e insulinës në gjak”, shpjegoi ai.

Mirëpo, nëse këta persona vendosin që të agjërojnë, doktor Sefedini rekomandon që këta pacientë duhet të ndërrojnë mënyrën e përcjelljes së sheqerit në gjak.

“E di që pacientët e bëjnë matjen e sheqerit në gjak njëherë në ditë dhe atë në mëngjes. Por, në kohën e agjërimit një matje nuk është e mjaftueshme. Për t’i bind pacientët shpesh them që unë me agjëru që bëj 30 vjet gati me diabet, me një matje në ditë e kisha rreziku veten, përkundër njohurive që kam. Së paku them që tri matje t’i bëjnë gjatë ditës në gjak”, këshilloi Sefedini.

Po për pacientët që kanë probleme me gjëndra tiroide, a rekomandohet agjërimi?

Sefedini shpjegon se këta pacientë mund të agjërojnë.

“Pyetja është se këta pacientë kur mund ta marrin tabletën? Tableta merret 30 minuta para ushqimit…”, tha ndër të tjera doktor Sefedini.

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago