<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A ndihmon uthulla e mollës të humbisni peshë?

Uthulla e mollës është një produkt i lakmuar e i reklamuar në të mirë të organizmit dhe higjienës shtëpiake. Vlerat e uthullës së mollës janë tashmë të provuara, por ajo nuk zgjidh çdo problem tuajin. Ka shumë studime që thonë se uthulla e mollës të ndihmon të humbasësh në peshë.

Megjithatë, me gjasë ky produkt nuk është kaq efikas në rënien në peshë. Mbështetësit e kurave dietike me uthull molle pretendojnë se pirja e një sasie të vogël të uthullës së mollës përpara çdo vakti largon oreksin dhe djeg yndyrat. E njëjta gjë vlen edhe për suplementët e uthullës së mollës.

Kjo teori në fakt nuk është e mbështetur nga shkenca. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i shpeshtë i uthullës së mollës, nuk është i dëmshëm për njerëzit. Megjithatë, sipas tyre ky produkt nuk arrin të nxisë rënien në peshë dhe mund të shkaktojë probleme të mëtejshme për organizmin nëse konsumohet me tepri.

Problemet që mund të shkaktojë uthulla

Sipas të dhënave edhe pse rekomandohet, uthulla e mollës ka një nivel të caktuar aciditeti. Si e tillë, ajo mund të irritojë fytin nëse e pini në sasi të mëdha. Uthulla e mollës mund të ndërveprojë negativisht me disa suplementë ose ilaçe përfshirë insulinën dhe diuretikët. Kësisoj, uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kaliumit në organizëm.

Rënia në peshë vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme

Nëse mendoni se ka një magji të mirëfilltë që ju ndihmon të bini në peshë, atëherë gaboheni. Rënia në peshë nuk mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë apo brenda pak ditëve dhe muajve. Rënia në peshë duhet të jetë e shëndetshme, njësoj si ushqyerja.

Çelësi i një humbje të suksesshme të peshës është djegia e më shumë kalorive se sa konsumoni. Ushqehuni shëndetshëm me fruta, perime, barishte drithëra të plota, proteinë e të tjerë. Mos neglizhoni aktivitetin fizik çdo ditë. Niseni me ecje dhe më pas angazhohuni në aktivitete të tjera të dobishme për shëndetin.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 hour ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

3 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

3 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago