Qentë e përjetojnë botën e tyre përmes nuhatjes. Dhe aftësitë e tyre shumë të ndjeshme për zbulimin e aromave përdoren tashmë për të zbuluar drogat, eksplozivët dhe sëmundjet, duke përfshirë disa lloje kanceri, diabeti dhe madje edhe Covid.
Së fundmi, shkencëtarët zbuluan se qentë mund të nuhasin stresin në frymëmarrje dhe djersën tonë.
Në një studim, katër qen – kafshë shtëpiake të ofruara vullnetarisht nga pronarët e tyre – u trajnuan për të “zgjedhur” një nga tre kutitë e aromës.
36 vullnetarët raportuan nivelet e tyre të stresit para dhe pas përfundimit të një probleme të vështirë matematikore.
Secila provëz përmbante një kampion të djersës ose frymëmarrjes së tyre para dhe pas përfundimit të problemës.
Dhe në më shumë se 650 nga 700 prova, ata identifikuan me sukses një mostër të djersës ose frymëmarrjes që ishte marrë nga një person i stresuar.
Studiuesit e Universitetit Belfast, shpresojnë se studimi i tyre, i botuar në revistën Plos One, do të ndihmojë në trajnimin e qenve të terapisë.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…