<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

A mund të hanë vezë personat me sëmundje të zemrës – dhe në çfarë sasie? Ja çfarë thonë studimet

Çelësi nuk qëndron në shmangien e vezëve, por në ekuilibrin dhe mënyrën se si kombinohen me ushqime të tjera

Vezët janë ndër ushqimet më të konsumuara në botë, të përballueshme, ushqyese dhe shumëpërdorimëshe. Ato janë të pasura me vitamina, aminoacide thelbësore, acid folik, acide yndyrore omega-3 dhe minerale si seleni dhe hekuri. Për më tepër, përbëjnë një burim proteine me cilësi të lartë, që ndihmon në rigjenerimin dhe ndërtimin e qelizave.

Megjithatë, për shkak të përmbajtjes së kolesterolit dhe yndyrnave, roli i vezëve në ushqimin e personave me kolesterol të lartë apo me sëmundje kardiovaskulare vazhdon të jetë temë diskutimi.

Sipas një analize të publikuar nga Mayo Clinic, konsumimi i moderuar i vezëve – deri në shtatë copë në javë, nuk e rrit rrezikun për sëmundje të zemrës apo të enëve të gjakut te personat e shëndetshëm. Përkundrazi, vezët mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar, nëse kombinohen me perime, drithëra integrale dhe yndyra të shëndetshme.

Edhe një analizë e publikuar në National Institutes of Health (NIH) raporton se në shumicën e rasteve, konsumimi i moderuar i vezëve nuk lidhet me rritje të incidencës së sëmundjeve koronare, përderisa dieta e përgjithshme është e pasur me fibra dhe yndyra të pangopura.

Në të kundërt, siç thekson Journal of the American College of Nutrition, konsumimi i sasive të mëdha, veçanërisht më shumë se 12 vezë në javë, mund të rrisë rrezikun për probleme kardiovaskulare, sidomos te personat me nivele të larta të kolesterolit LDL (“kolesteroli i keq”), transmeton Telegrafi.

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago