<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

5 çajrat që ju bëjnë mirë për flokët dhe fytyrën me probleme

Çaj jeshil

Të gjithë i dinë përfitimet e shumta shëndetësore që çaji jeshil ofruaron si brenda ashtu dhe jashtë organizmit.

Përveç mbajtjes së peshës së duhur, ky çaj është gjithashtu një përbërës i njohur në fushën e produkteve të bukurisë.

Nëse aplikohet në formën e një maske për fytyrën, çaji jeshil vepron si një pastrues i thellë e natyral.

Kur e vendosni në fytyrë i ofron asaj shkëlqim dhe largon yndyrën duke ulur prodhimin e sebumit.

Për flokët, çaji jeshil mund të zihet dhe përdoret më pas për të shpëlarë flokët Në mënyrë që të shkëlqejnë më shumë.

Një mënyrë do të ishte kombinimi me lëng limoni dhe pak çaji jeshil që ndihmon në uljen e zbokthit dhe vepron si trajtim natyral për flokët.

Çaj kamomili

Nëse po kërkoni një mënyrë natyrale për të zverdhur dhe ndriçuar flokët tuaj, kamomili është zgjidhja. Ky çaj ka vetinë t’i zbehë flokët deri në 1-2 nuanca. Hidhni dy qese kamomili në ujë të nxehtë, pastaj  përziejini me lëng limoni dhe aplikonjeni si maskë në flokë për 5-10 minuta.

Më pas shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

Çaji i zi

Radikalet e lira të pranishme tek çaji i zi vonojnë procesin e plakjes së lëkurës. Mjafton të zieni çajin dhe më pas lëreni të ftohet për disa momente. Merreni pak nga pak me anë të nj pambuku dhe aplikojeni mbi fytyrë. Lëreni përgjatë natës dhe në mëngjes shpëlajeni fytyrën me ujë dhe sapun.

Çaji i lavandës

Ky çaj është i mrekullueshëm për të qetësuar si fytyrën ashtu edhe flokët. Përveç kësaj ju do të ndjeni gjatë gjithë kohës edhe aromën e mirë qetësuese që lëshon. Mjafton ta zieni dhe ta aplikoni në lëkurë dhe flokë ose ta bëni pjesë të maskave të ndryshme.

Çaji i xhenxhefilit

Xhenxhefili njihet si një antiseptik natyral që trajton çdo lloj problemi të lëkurës. Kjo fillon që nga djegiet e diellit deri tek pigmentimet e ndryshme të fytyrës apo trupit. Nëse e përdorni për flokët xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës duke favorizuar kështu daljen e flokëve të rinj.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

11 minutes ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

3 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago