<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

4 ushqimet që nuk duhet të ngrohen kurrë në mikrovalë

Disa prej këtyre ushqimeve ju ngrohni vazhdimisht në mikrovalë, por bëni kujdesë, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.

Këshilli Evropian i Informimit mbi Ushqimin, kohët e fundit ka zbuluar se disa ushqime mund të jenë të dëmshme për shëndetin, pasi ngrohen përsëri në mikrovalë.

Më poshtë po ju listojmë katër kategoritë e ushqimeve të cilat nuk duhet t’i nxehni në mikrovalë.

Spinaqi dhe perimet me gjethe jeshile.

Disa zarzavate me gjethe jeshile, përmbajnë nivele të larta të nitrateve, të cilat mund të shndërrohen në nitrosamina kancerogjene kur nxehen.

Për këtë arsye, të dhënat nga Këshilli i Informimit mbi Ushqimin ku bazohet edhe AgroWeb.org për këtë artikull, janë kundër ngrohjes në mikrovalë të spinaqit, lakrës jeshile dhe perimeve të tjera të kësaj familje.

Një mundësi më e sigurt është t’i zieni ato me avull ose t’i skuqni lehtë.

Mishi i pulës dhe i shpendëve të tjera.

Shumica e pulave rrezikojnë të kenë salmonelë, prandaj duhet të gatuhen dhe të përgatiten me kujdes për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm.

Rreziku më i madh me ngrohjen e pulës në mikrovalë është shpërndarja e pabarabartë e nxehtësisë, duke bërë që disa pjesë të proteinave të prishen më shpejt, kjo mund të shkaktojë shqetësime në stomakun tuaj.

Kërpudha

Këshilli i Informimit mbi Ushqimin shprehet se proteinat në kërpudha shkatërrohen lehtësisht nga enzimat e jashtme dhe mikroorganizmat, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime në stomak nëse nuk ruhen siç duhet.

Sidoqoftë, nëse i mbani kërpudhat tuaja në frigorifer për 24 orë, AgroWeb.org ju tregon se mund t’i përgatisni ato në temperaturën e rekomanduar prej 70 gradë celsius.

Patatet dhe perimet

Nëse i lini patatet e gatuara jashtë, në temperaturë dhome, veçanërisht të mbështjella me letër alumini, mund të shkaktoni rritjen dhe përhapjen me shpejtësi të baktereve dhe viruseve.

Ngrohja e ushqimit në mikrovalë nuk do t’i vrasë ato dhe kjo mund të çojë në helmim nga ushqimi dhe shqetësime të përgjithshme në stomak./

postbck postbck

Recent Posts

Personat që kanë këtë problem shëndetësor nuk guxojnë të hanë mandarina

Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…

60 minutes ago

Dhimbja e nervit shiatik, kur kërkohet vlerësim mjekësor?

    Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…

1 hour ago

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

1 day ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

1 day ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

1 day ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago