Kur duhet të presim një qepë, e dimë se do të derdhim disa lot. Qepa është një përbërës kyç në shumë receta dhe për këtë arsye nuk mund të heqim dorë nga ajo. Shihni më poshtë katër këshilla për të shmangur lotët teksa po prisni qepët:
1. Përpara se të filloni të gatuani, hapni dritaren e kuzhinës për të ajrosur më mirë hapësirën dhe për të shmangur lotimin.
2. Është shumë e rëndësishme të përdorni një thikë të mprehtë. Nëse është profesionale, edhe më mirë. Kjo do ta presë më mirë qepën dhe do të çlirojë më pak kimikate që formojnë gaz.
3. Padyshim, këshilla më efektive është mbajtja e syzeve speciale. Ndonëse mund të duket qesharake, syzet e notit do të kenë të njëjtin efekt.
4. Qepët mund t’i ruani në frigorifer dhe gjysmë ore para se t’i përdorni vendosini në ngrirje. Kjo do të zvogëlojë pak lotët tuaj, por është një këshillë mjaft e diskutueshme pasi është më pak efektive nga të tjerat.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…