Kur femrat futen në fazën e perimenopauzës, e cila dërgon drejt menopauzës, niveli i estrogjenit dhe progjesteronit vërshon. Prandaj, vjen deri te valët e të nxehtit, por edhe mund të shtohet në peshë dhe djersitje gjatë natës. Stresi përkeqëson situatën. Në vijim ju paraqesim fakte pse lëngu i domates është aleati i femrave.
VITAMINA B6
Domatja përmban sasi të madhe të vitaminës B6, që është vital për ekuilibrin e estrogjenit dhe progjesteronit. Pikërisht në momentin kur hormonet janë jashtë ekuilibrit, është e vështirë të kontrollohen simptomat e menopauzës.
OFROJNË KALORI SHTESË
Në fazën e menopauzës, sasia e energjisë te femrat, që janë pak aktive zvogëlohet për 400 kalori në ditë. Pikërisht ky fakt shpjegon pse femrat papritmas shtojnë në peshë pa ndryshuar ushqimin. Studimet tregojnë se pikërisht domatja shton nivelin e energjisë së nevojshme në trupin e femrave që nuk janë fizikisht aktive.
LIKOPENI
Simptomat që vërshojnë, para gjatë dhe pas menopauzës mund të ndërlidhen me stresin oksidues. Në studime përmendet domethënia e likopenit, antioksiduesit të fuqishëm në domate. Konsumoni lëngun e domates, pasi që ky antioksidues vjen në sasi më të madhe sesa në vetë frytin.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…