Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të fikëti dhe konfuzion.
Ky problem mjekësor shfaqet kryesisht tek njerëzit që vuajnë nga diabeti, por mund të ndodhë edhe prej shkaqeve të tjera, të cilat lisothen më poshtë.
Çfarë e shkakton uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes?
Kur njerëzit kalojnë shumë orë pa ngrënë, niveli i sheqerit në gjak bie.
Kjo ndodh edhe gjatë natës, kur njerëzit nuk çohen dot të ushqehen apo pijnë lëngje.
Megjithatë, gjatë natës, trupi parandalon rënien drastike të sheqerit duke qenë se mëlçia ka gjithmonë një sasi të caktuar të ruajtur të sheqerit.
Niveli normal i sheqerit për një diabetik është mes 70-130 miligram për decilitër.
Kur sheqeri bie nën 70 mg/dl njerëzit mund të përjetojnë disa simptoma siç janë: Djersitje dhe dridhje të trupit, mungesë koordinimi, ankth, rritim, plogështi, dhimbje koke, marramendje, rrahje të larta të zemrës.
Shkaqet që çojnë në uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes përfshijnë: Përdorimi afatgjatë i medikamenteve kundër diabetit, konsumi i alkoolit, sëmundjet kronike të veshkave, ndërhyrjet kirurgjikale në stomak, çrregullimet hormonale, diarea dhe të vjellat, regjim ushqimor me pak karbohidrate.
Në raste të rralla ky problem shfaqet si pasojë e kancerit.
Trajtimi
Nëse ndiheni të uritur, atëherë duhet të konsumoni një ushqim të pasur me glukozë siç janë petullat dhe frutat.
Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të konsultohen tek mjeku për një ndryshim potencial të barnave.
Parandalimi
Simptomat e uljes së nivelit të shqerit si pasojë e mungesës së ushqimit mund të parandalohen duke:
Ngrënë diçka të shpejtë përpara gjumit
Duke u ushqyer me produkte të pasura me fibër që ngadalësojnë përthithjen e glukozës.
Duke ngrënë vakte të shpeshta e të vogla ushqimesh gjatë ditës.
Nëse rregullimet në stilin tuaj të jetesës ose në regjimin ushqimor nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, atëherë kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësor.
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…