<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Këto janë dy zakonet që ndihmojnë të humbni peshë më lehtë

 

 

 

Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of Behavioral Nutrition and Physical Activity”, ka sugjeruar një strategji interesante: të përqendrohesh jo vetëm te ajo se çka ha, por edhe te koha kur ha, ka shkruar Women’s Health.

Kjo qasje ngjan me agjërimin me ndërprerje apo intermitent, por është më fleksibile, sepse nuk kërkon orare strikte.

 

Sipas studimit, ndryshimi i kohës së vakteve mund të lidhet me indeks më të ulët të masës trupore (BMI) me kalimin e kohës.

 

 

Nëse ndihesh sikur po bën gjithçka si duhet, por pesha nuk po bie, ekspertët thonë se koha e të ngrënit mund të jetë një faktor i rëndësishëm, dhe kjo metodë mund të jetë më e lehtë për t’u ndjekur në afat të gjatë.

 

Disa njerëz humbin peshë më lehtë, por shumë të tjerë kanë nevojë për një qasje më të kujdesshme dhe të menduar mirë për të arritur rezultate dhe për t’i mbajtur ato.

 

 

Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 7.000 të rriturve, të moshës 40-65 vjeç, në Gjermani. Në fillim, pjesëmarrësit dhanë informacione për gjatësinë, peshën, kohën e vakteve, stilin e jetesës dhe gjendjen socio-ekonomike.

Pas pesë vjetësh, më shumë se 3.000 prej tyre u rikthyen për matje të reja. Kjo u lejoi studiuesve të shohin si kishin ndryshuar zakonet dhe pesha me kalimin e kohës.

Rezultati kryesor: dy zakone u lidhën me BMI më të ulët:

-një periudhë më e gjatë pa ngrënë gjatë natës

-ngrënia e mëngjesit herët

Pra, njerëzit që nuk hanin vonë në mbrëmje dhe hanin mëngjes herët kishin tendencë të kishin peshë më të ulët.

 

 

Te gratë me BMI më të ulët, mëngjesi zakonisht konsumohej rreth orës 07:30 dhe kishte rreth 10.5 orë diferencë mes darkës dhe mëngjesit të ditës tjetër. Kjo do të thotë se vakti i fundit mbaronte rreth orës 21:00.

Nga ana tjetër, vonimi i mëngjesit lidhej me BMI më të lartë.

admin admin

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

2 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

2 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

2 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

2 days ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

2 days ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

2 days ago