<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

Situata shëndetësore te fëmijët në Shërbimin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës paraqitet më e mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mjekja pediatre Manjola Shpori thotë se aktualisht numri i vizitave luhatet nga 50 deri në 60 në ditë.

“Në shërbimin e pediatrisë ka qenë relativisht një situatë e qetë, pavarësisht temperaturave të larta. Ka fluks vizitash, por jo krahasimisht me vitet e kaluara. Në të njëjtën periudhë, fluksi është më i ulët. Kanë filluar gastroenteritet, sigurisht që kemi edhe gastroenterite, por jo me një fluks shumë të shtuar. Kemi pasur infeksione urinare, kemi pasur otite të shumta, të lidhura ndoshta edhe me pishinat apo larjen në det”, tha Shpori.

Pavarësisht situatës pozitive, mjekja u bën apel prindërve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjeve te fëmijët.

“Ka situata që mund të përkeqësohen. Pra, mundet që një fillim, kryesisht për këto situata të gastroenteriteve që tani pritet të fillojnë, të shfaqet me pak simptoma, por që mund të përmirësohen me pak trajtim ambulator në shtëpi, me Trisol, me probiotikë. Por në rastet kur këto përkeqësohen, fëmija duhet të na rikthehet dhe të kontrollohet në spital”, tha .

Gjatë ditëve të nxehta të verës, prindërit këshillohen të kujdesen veçanërisht për hidratimin, ushqimin dhe shmangien e ekspozimit të zgjatur të fëmijëve në temperatura të larta.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/

admin admin

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

10 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

10 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

11 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

11 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

11 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

3 days ago