<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Çka i ndodh trupit kur kafeja konsumohet në stomak bosh?

 

 

Për shumë njerëz, dita nis me një filxhan kafe sapo hapin sytë. Por çka ndodh në trup kur kafeja konsumohet me stomak bosh?

Dietologia dhe trajnerja e shëndetit, doktoresha Shannon Lavery, me gati 20 vjet përvojë, ka thënë se shumë nga paralajmërimet që qarkullojnë në rrjetet sociale janë të ekzagjeruara, ka shkruar Bored Panda, trasmeton Periskopi.

 

Sipas saj, pirja e kafesë me stomak bosh nuk shkakton ulçera dhe as nuk “dëmton stomakun”, siç pretendohet shpesh. Ajo thjesht nxit prodhimin e acidit në stomak, gjë që mund të shkaktojë urth ose refluks te disa persona.

“Gjithçka që bën kafeja me stomak bosh është të nxisë lirimin e acidit në stomak”, ka shpjeguar doktoresha Lavery.

 

Ajo shton se ulçerat zakonisht lidhen me infeksionin bakterial H. pylori ose përdorimin e tepërt të ilaçeve kundër dhimbjeve, jo me konsumimin e kafesë. Megjithatë, personat që tashmë vuajnë nga ulçerat duhet ta shmangin kafenë, pasi mund t’ua përkeqësojë simptomat.

Ekspertja thekson gjithashtu se kafeja nuk është zgjedhja më e mirë për njerëzit që vuajnë nga ankthi, pasi bllokon adenozinën, një substancë në tru që ndihmon relaksimin.

 

Një tjetër mit që ajo kundërshton është ideja se kafeja është arsyeja kryesore pse zgjohemi në mëngjes. Në fakt, sipas saj, rolin kryesor e luan hormoni kortizol. “Kortizoli rritet natyrshëm menjëherë pas zgjimit dhe arrin kulmin brenda 30 deri në 45 minutave të para. Pikërisht ai ju ndihmon të ndiheni energjikë në mëngjes”, ka thënë Lavery.

 

Për këtë arsye, pirja e kafesë menjëherë pas zgjimit mund të mos japë efektin energjizues që shumë njerëz presin, pasi trupi tashmë është në gjendje gatishmërie.

Ekspertët rekomandojnë që filxhani i parë i kafesë të konsumohet një ose dy orë pas zgjimit.

Ndërkohë, mjekja britanike Nighat Arif këshillon që kafeja të mos pihet pas orës 14:00, pasi kafeina mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit.

“Studimet tregojnë se njerëzit flenë më mirë kur shmangin kafeinën në orët e pasdites”, ka thënë ajo.

 

Megjithatë, Arif ka theksuar se ky rekomandim nuk vlen domosdoshmërisht për personat që punojnë me turne ose gjatë natës, të cilët mund të kenë nevojë për kafe në orare të ndryshme.

admin admin

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

2 days ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

2 days ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

2 days ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

2 days ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

2 days ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

2 days ago