<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Studimi që po ndryshon debatin: Cili ushqim është më i rrezikshmi?

 

 

Një studim i ri i publikuar në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet” ka sjellë një debat të ri rreth konsumimit të kripës, duke sugjeruar se ajo mund të mos jetë aq e dëmshme për shëndetin sa është menduar më parë, nëse konsumohet në sasi të moderuara.

 

Sipas hulumtuesve, efektet negative të natriumit – përbërësi kryesor i kripës – janë rritja e presionit të gjakut dhe shtimi i rrezikut për sulme në tru, janë vërejtur kryesisht në komunitetet që konsumojnë më shumë se 5 gramë kripë në ditë.

 

Rezultatet e këtij studimi bien në kundërshtim me disa rekomandime të institucioneve shëndetësore, të cilat prej vitesh këshillojnë reduktimin e konsumit të kripës për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon konsumimin e më pak se 2 gramëve kripë në ditë, ndërsa Shoqata Amerikane e Zemrës sugjeron një kufi maksimal prej 2.3 gramësh, me një sasi ideale rreth 1.5 gramë.

 

 

Autorët e studimit theksojnë se si konsumimi shumë i lartë, ashtu edhe ai shumë i ulët i natriumit mund të kenë pasoja negative për shëndetin. Sipas tyre, një nivel i moderuar i kripës mund të ketë edhe një rol mbrojtës për organizmin.

Ekspertët paralajmërojnë se rezultatet nuk duhet të interpretohen njësoj për çdo individ, pasi studimi është bazuar në të dhëna nga komunitete dhe jo nga persona të veçantë.

 

Studimi gjithashtu nxori në pah rëndësinë e kaliumit në dietë. Komunitetet që konsumojnë më shumë ushqime të pasura me kalium kanë treguar norma më të ulëta të sulmeve në tru, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë.

 

 

Kaliumi gjendet në ushqime si bananet, domatet, patatet e ëmbla, perimet e gjelbra, fasulet, jogurti dhe lëngu i portokallit.

admin admin

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

14 hours ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

14 hours ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

14 hours ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

1 day ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 days ago