<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?

 

 

Trupi ka nevojë të madhe për vitaminën C sepse ajo forcon sistemin imunitar, përshpejton shërimin e plagëve, ushqen kockat dhe mirëmban funksionet e trurit.

 

E pavarësisht këtyre vlerave, nëse kjo vitaminë merret pa kriter, mund të shkaktojë disa efekte anësore të padëshiruara, por ato mund të jenë edhe tregues të një alergjie të mundshme.

 

 

Shqetësimet mund të shfaqen me kruarje ose skuqje të lëkurës, pas marrjes së një suplementi ose konsumimit të një ushqimi me vitaminë C.

Helmimi nga vitamina C

Në përgjithësi, kur vitamina C merret në sasinë e rekomanduar nuk shfaq efekte anësore.

Por kur ajo merret në sasi të tepërta mund të shkaktojë efekte anësore, të tilla si diarre, të përziera, dhimbje dhe fryrje barku.

 

 

Gjithashtu konsumi i sasive të mëdha të vitaminës C mund të ndikojnë edhe në përbërjen e urinës tuaj.

Kjo mund t’ju ekspozojnë ndaj rrezikut të formimit të gurëve në veshka.

Tashmë dihet se vitamina C përmirëson përthithjen e hekurt në trup.

Por nëse e teproni, ajo mund të rrisë ndjeshëm depozitat e hekurit në trup duke dëmtuar seriozisht zemrën, mëlçinë, pankreasin, tiroiden dhe sistemin qendror nervor.

Tepricat e kësaj vitamine dalin nga trupi pak orë pas marrjes së saj, ndaj përballja me këto efekte anësore është pak e vështirë të ndodhi.

 

 

Thënë shkoqur, një njeri duhet të konsumojë 29 portokall ose 13 speca që të tejkalojë limitin e lejuar të vitaminës C.

Nëse ju zgjidhni suplementë, sigurohuni që një pilulë të mos plotësojë më shumë se 100% të dozës së nevojshme ditore e cila është: 90 mg në ditë për meshkujt dhe 75 mg në ditë për gratë.

 

 

Cilat janë shenjat e një alergjie nga vitamina C?

Suplementet e vitaminës C ose ushqimet e pasura me këtë vitaminë mund të shkaktojnë alergji.

Kruarjet dhe skuqja janë një nga simptomat e zakonshme të alergjisë ndaj një ushqimi ose suplementi.

 

 

Dhe nëse ato shfaqen vazhdimisht pas marrjes së tyre kjo tregon për një reaksion alergjik.

Nëse vëreni se ju shfaqen këto simptoma, duhet të ndaloni konsumimin e ushqimit ose suplementit dhe të flisni me mjekun tuaj.

admin admin

Recent Posts

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

3 hours ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

4 hours ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

5 hours ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…

6 hours ago

Pse shtatzënat duhet patjetër të marrin vitaminën D

    Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…

6 hours ago

A ndikon ushqimi në përhapjen e kancerit?

    Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…

6 hours ago