“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në Bulevard për të kërkuar largimin e kryeministrit.
Me një pjesëmarrje historike, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë tubimit, protestuesit theksuan se protesta është paqësore dhe se synimi i tyre është dorëheqja e kreut të qeverisë.
“Nuk jemi për dhunë. Jemi vetëm për dorëheqjen e Ramës. Patronazhistët që janë këtu të largohen”, u shprehën disa prej pjesëmarrësve.
Sheshi u mbush me mijëra qytetarë, ndërsa atmosfera u shoqërua nga dritat e telefonave celularë të ngritur lart nga protestuesit.
Protestës mbarëkombëtare i janë bashkuar edhe shqiptarë të Diasporës, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në tubim, me një pjesëmarrje si ndër më të lartat deri më tani.
Në qendër të kërkesave të protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i drejtimit politik të vendit.
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…
Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm,…
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë…
Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut,…