<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ja zakonet që duhen shmangur për kontroll më të mirë të sheqerit në gj.ak

 

 

Mjekët endokrinologë këshillojnë se disa zakone të përditshme mund ta bëjnë më të vështirë mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele të shëndetshme, duke rritur me kalimin e kohës rrezikun për prediabet dhe diabet të tipit 2, ka shkruar EatingWell.

“Miliona njerëz jetojnë me diabet ose prediabet pa e ditur. Shumë nga ndërlikimet e diabetit mund të parandalohen nëse sëmundja zbulohet dhe menaxhohet në kohë”, thotë endokrinologia Jennifer Cheng.

Sipas specialistëve, këto janë pesë zakonet që duhen shmangur:

Konsumimi i pijeve me shumë sheqer,  pijet e gazuara, lëngjet e ëmbla, kafeja apo çaji me sheqer shkaktojnë rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak.

“Konsumimi i rregullt i këtyre pijeve lidhet me një rrezik më të lartë për diabet të tipit 2”, ka thënë endokrinologia Sowjanya Naha.

 

 

Qëndrimi ulur për shumë orë, mungesa e lëvizjes e bën organizmin më pak të ndjeshëm ndaj insulinës. Edhe një ecje e shkurtër pas vakteve mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Konsumimi i tepërt i karbohidrateve të rafinuara, ushqime si drithërat me sheqer, ëmbëlsirat, patatinat dhe gjevrekët shkaktojnë luhatje të mëdha të sheqerit në gjak. Në vend të tyre rekomandohen frutat, perimet dhe drithërat integrale.

“Frutat e plota janë të pasura me fibra dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak më të qëndrueshëm”, ka shpjeguar endokrinologu Anastasios Manessis.

Gjumi i pamjaftueshëm, mungesa e gjumit rrit hormonin e stresit, kortizolin, duke e bërë më të vështirë kontrollin e sheqerit në gjak dhe duke rritur rezistencën ndaj insulinës.

Anashkalimi i vakteve, ngrënia në orare të çrregullta ose mosngrënia e mëngjesit mund të ndikojë negativisht në mënyrën se si organizmi përpunon sheqerin.

 

 

“Për organizmin është e rëndësishme të ketë një rutinë. Mëngjesi i pasur me proteina ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak gjatë gjithë ditës”, ka thënë Manessis.

 

 

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu të konsumoni më shumë ushqime të pasura me fibra, të pini mjaftueshëm ujë, të menaxhoni stresin, të kombinoni karbohidratet me proteina ose yndyra të shëndetshme dhe të bëni aktivitet fizik rregullisht.

 

 

“Kontrolli i sheqerit në gjak varet nga zakonet që përsërisim çdo ditë, jo nga një zgjedhje e vetme. Edhe ndryshimet e vogla të përditshme mund të kenë ndikim të madh në shëndet”, ka përfunduar Naha.

admin admin

Recent Posts

Infarkti te burrat pse shkaktohet, cilat janë shenjat kryesore?

    Disa vdekje po ndodhin gjatë verës, por kryesisht nga ataku në zemër. Ataku…

6 hours ago

Zbulim i ri kundër kancerit, identifikohet proteina që “shter” qelizat imunitare

    Një grup studiuesish nga St. Jude Children’s Research Hospital ka identifikuar një proteinë…

11 hours ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo simptomë “e fshehur” mund të tregojë sëmundje serioze

    Njerëzit e lindur para vitit 1966 po këshillohen të jenë veçanërisht të vëmendshëm…

11 hours ago

Veshka nuk dhemb gjithmonë aty ku mendoni: Edhe gjaku në urinë mund të mos e tregojë shkakun

    Dhimbja në shpinë nuk mjafton për të kuptuar burimin. Mënyra si përhapet, temperatura…

12 hours ago

Disa shenja në thonj që mund të tregojnë diçka për shëndetin tuaj

    Thonjtë mund të japin disa të dhëna për gjendjen e përgjithshme të organizmit.…

12 hours ago