<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Si të mbroheni nga gripi gjatë shtatzënisë?

 

A është gripi më i rrezikshëm për gratë shtatzëna? 

Sistemi imunitar është më i dobët kur jeni shtatzënë, kështu që ju jeni më shumë të prekshme nga sëmundjet në përgjithësi. Dhe gripi mund të bëhet serioz shumë shpejt gjatë shtatzanisë dhe të komplikohet nga infeksionet si pneumonia. Gratë shtatzëna me grip gjithashtu kanë një shans më të madh për të ndeshur probleme serioze gjatë zhvillimittë fëmijës së tyre të palindur, përfshirë lindjen e parakohshme. Sigurisht, jo çdo rast i gripit në shtatzëni do të ketë pasoja të rënda, por statistikisht gjasat janë më të mëdha gjatë kësaj periudhe.

 

 

Çilat janë simptomat që duhet të vëreni? 

Gripi zakonisht fillon me ethe, dhimbje dhe lodhje, e pasuar nga simptomat e të ftohtit, të tilla si hundët e bllokuara, teshtima, dhimbje fyti, kollë dhe të dridhura. Ju mund të keni diarre ose të vjella. Merrni menjëherë ndihmë urgjente mjekësore nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma:

 

 

Vështirësi në frymëmarrje;
Mukus i përgjakshëm;
Dhimbje ose presion në gjoks ose bark;
Dhimbje të papritura;
Vjellje të forta ose të vazhdueshme;
Nuk e ndjeni fëmijën të lëvizë shumë;
Temperaturë e lartë që nuk i përgjigjet ilaçeve për t’u ulur;
Çfarë duhet të bëj nëse më duket sikur po më kap gripi?

 

 

Nëse sëmureni me simptoma të ngjashme me gripin, qëndroni në shtëpi, kufizoni kontaktin me të tjerët dhe konsultohuni me mjekun. Mjeku do të përcaktojë nëse keni nevojë të shkoni për testim ose trajtim. Nëse keni kontakt të ngushtë me dikë që është prekur nga gripi, pyesni mjekun nëse ju nevojitet trajtim për të zvogëluar shanset që ta merrni edhe ju sëmundjen. Mbani mend se gripi mund të ngjitet para se i sëmuri të shfaqë simptoma dhe deri një javë pasi simptomat janë larguar.

admin admin

Recent Posts

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

3 minutes ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

14 minutes ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

59 minutes ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

1 hour ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

4 hours ago

A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?

    Edhe pse uji i ftohtë mund të japë një ndjesi freskie dhe të…

4 hours ago