Gurët në veshka, ose të njohur në gjuhën shkencore si kolikët renalë, janë një ndër problematikat shëndetësore më të shpeshta në shoqërinë shqiptare.
Ato janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Sipas mjekëve nefrologë, regjimi ushqimor i varfër apo konsumi i disa produkteve të caktuara mund të ndikojë në shfaqjen e gurëve në veshka. Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga gurët në veshka:
Kafeina: Kafeina përmban stimulues që çojnë në shfaqjen e gurëve, por edhe infeksioneve në veshka. Kafeina është e pranishme tek kafeja, Coca-Cola dhe në disa lloje çaji. Për këtë arsye ju kërkohet të bëni kujdes me sasinë e konsumit të saj.
Mishi i kuq: Mishi i kuq përmban proteina dhe yndyra shtazore që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e gurëve në veshka. Ai përmban gjithashtu acid urik dhe purinë, dy substanca që stimulojnë infeksionet renale dhe ato urinare.
Kripa: Kripa është armiku numër një i të gjithë personave që vuajnë nga veshkat. Konsumimi i tepërt i kripës sjell akumulim të ujit në organizon dhe krijim të gurëve në veshka.
Nënproduktet e qumështit: Nënproduktet e qumështit janë pjesë e pandarë e regjimit tonë ushqimor. Qumështi, kosi dhe djathi rrisin sekretimin e kalciumit nëpërmjet urinës dhe krijojnë një barrierë natyrale për daljen jashtë të gurëve në veshka. Prandaj mundohuni t’i eliminoni gradualisht nga regjimi juaj ushqimor.
Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…
Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…