Më shumë se gjysmë shekulli më parë, Volkswagen Golf solli revolucion të vërtetë në Evropë dhe praktikisht përcaktoi segmentin e veturave kompakte.
Por kur hyri në tregun amerikan në mesin e viteve ’70, situata nuk ishte aq e thjeshtë. Fillimisht, modeli u importua në SHBA, ndërsa në vitin 1978 nisi edhe prodhimi lokal në fabrikën në Westmoreland. Megjithatë, nuk u shit atje me emrin “Golf”, por si Volkswagen Rabbit.
Arsyeja kryesore për këtë ndryshim ishte marketingu. Sipas “Motor1”, kompania Volkswagen mendonte se emri “Golf” lidhej shumë me sportin elitar dhe shtresat më të pasura të shoqërisë, gjë që nuk përputhej me idenë e një veture të përballueshme për popullin amerikan.
Interesant është fakti se emri “Rabbit” nuk u përdor vetëm në SHBA. Ai u shfaq edhe në disa tregje evropiane, kryesisht për versione të caktuara të modelit GTI, në vende si Norvegjia dhe Franca.
Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…
Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…