Brishtësia e rrjetit internet mund të sjellë një Pandemi Dixhitale. Bota dixhitale dhe struktura e ngritur globale është mjaft e brishtë, e sipas raportit të fundit të ITU dhe OKB, renditen faktorët kryesorë që janë stuhitë gjeomagnetike, i nxehti extrem, tërmetet, probleme të ndryshme të kabllimit internet nëndetar.
Sipas raportit të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve, sot varemi plotësisht nga instrumentet teknologjike, njëkohësisht mjaft vulnerable në rast black out, që do krijonte një efekt domino të paprecedentë, në nivel global, në çdo fushë.
Infrastrukturat dhe sistemet sipas raportit janë në funskion por gjithnjë në një situtatë delikate për shkak të një kërcënimi, që mund të duket i parëndësishëm, por është thelbësor, duke patur parasysh se sa shumë jemi të varur nga teknologjia në epokën bashkëkohore.
Raporti vë theksin tek një përgatije më e madhe për riparimin e ripristinimin nëse problematika të tilla shfaqen, por edhe shoqëria duket të jetë më e ndërgjegjshme lidhur me rreziqet e pasojat, por duhet planifikim dhe instrumentet për të reaguar.
Klan News
/tvklan.al
Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…