<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek adoleshentët dhe të rinjtë në Kosovë, duke e cilësuar këtë fenomen si një dukuri që po normalizohet në mënyrë të rrezikshme në shoqëri.

Në rrugët e qyteteve të Kosovës, në oborret e shkollave, në kafene dhe parqe, është bërë gjithnjë e më e zakonshme të shohësh adoleshentë dhe të rinj me “vape” në duar. Ajo që dikur shihej rrallë, sot është kthyer në një fenomen të përditshëm – një imazh që kalon pothuajse pa u vënë re, por që fsheh një problem serioz shëndetësor dhe shoqëror.

Ky është  një fenomen i cili nuk do duhej asesi të  na dukej kaq i zakonshëm dhe të  normalizohej deri në  këtë  pikë  sa mos të  na bëjë përshtypje derisa e shohim tek shfaqet gjithnjë më shumë.

Shqetësimi kryesor adreson OJQ TRUNGU është se ky fenomen po shfaqet gjithnjë e më shumë tek moshat shumë të reja, e që rrjedhimisht nuk e dijnë dëmin që ua shkakton përdorimi i këtyre cigareve.

Në shumë raste, ato përdoren në grupe, duke e kthyer vaping në një formë “socializimi”, madje edhe në një trend që përhapet me shpejtësi përmes rrjeteve sociale.

Mjafton një shëtitje e shkurtër nëpër qytet për të vënë re përhapjen e këtij fenomeni. Në hyrje të shkollave, në stacione autobusi apo në zona të frekuentuara nga të rinjtë, cigaret elektrike, të njohura si “vape” janë bërë pjesë e përditshmërisë. Duket sikur ndër adoleshentë ështv krijuar një lloj “trendi” që nuk je në hap me kohën nëse nuk i bashkangjitesh grupit për tëpërdorur cigaren elektrike.

Pra gjithcka është shumë e shpërfaqshme, dhe në dijeni të përdorimit të cigareve elektrike nga të rinjët, janë si prindërit, ashtu edhe mësimdhënësit, por sic duket, edhe ata, si të rinjtë, e mendojnë cigaren elektrike, si të padëmshme.

Një nga pyetjet më shqetësuese është: si po arrijnë këto produkte kaq lehtë tek të miturit?

Furnizimi i të miturve me cigare elektronike sipas asaj që kemi mësuar nga të rinjët realizohet përmes disa kanaleve, përfshirë shitjen pa verifikim të moshës në dyqane, porositë online dhe rrjetet sociale, si dhe ndërmjetësimin nga persona më të rritur. Po ashtu, tregu informal dhe mungesa e kontrollit institucional e bëjnë edhe më të lehtë qasjen e të rinjve në këto produkte.

Kjo tregon qartë për një mungesë të theksuar të kontrollit dhe zbatimit të ligjit në praktikë.

OHVSH TRUNGU thekson nevojën urgjente për rritjen e ndërgjegjësimit, veçanërisht tek prindërit, lidhur me rreziqet që cigaret elektronike paraqesin për shëndetin e fëmijëve, përfshirë varësinë nga nikotina dhe dëmtimet në zhvillimin e tyre.

Po ashtu, organizata u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për të frenuar këtë fenomen, përmes forcimit të kontrollit dhe kufizimit të qasjes së të miturve në këto produkte.

Në të njëjtën kohë, theksohet se edhe shoqëria në tërësi ka rol të rëndësishëm në adresimin e kësaj çështjeje, duke kontribuar në ndërgjegjësim dhe duke mos e normalizuar një praktikë që paraqet rrezik për shëndetin publik.

Për të frenuar këtë fenomen,OHVSH-TRUNGU propozon masa konkrete dhe të menjëhershme si:

Kontrolle më të rrepta

  • Inspektime të shpeshta në dyqane
  • Gjoba për shitje ndaj të miturve
  • Mbyllje të bizneseve që shkelin ligjin

Fushata ndërgjegjësuese

  • Informim i drejtpërdrejtë për të rinjtë
  • Demaskim i mitit se “vape është i padëmshëm”
  • Përdorimi i rrjeteve sociale për edukim

Edukim në shkolla

  • Integrimi i temës në kurrikula
  • Trajnime dhe ligjërata për nxënësit
admin admin

Recent Posts

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago

Më në fund, zbulohet shkaku i MPIKSJES së gjakut pas vaksinave COVID-19!

  Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…

1 day ago