Në kohën e rrjeteve sociale manipulimet janë bërë shumë të mundëshme dhe të lehta. Fotografi të ndryshme shpërndahen nëpër rrjet dhe u jepen epitete të ndryshme shumë herë edhe në mënyrë të qëllimshme, e ndoshta edhe nga mosdija nga njerëz të pandergjegjëshëm për interesa të ngushta individuale. Shumë më shumë manipulime bëhen edhe me fotografi dhe dokumente historike. Një gjë e tillë është duke marrë përmasa edhe më të mëdha pas shfaqjes së intelegjences artificiale.
Ditëve të fundit (por edhe më herët) janë shfaqur disa fotografi ku aludohet së në to është Shaban Polluzha, e që faktikisht nuk kan të bëjnë fare me figurën e tij.
Një koment për këto fotografi ka dhënë publicisti Nexhmedin Spahiu, komentin e tij e gjeni më poshtë.
Nexhmedin Spahiu
Mos bëni propagandë enveriste. E para. Njeriu në foto nuk është Shaban Polluzha
Mund të jetë I biri. Shabani kur udhëhoqi kryengritjen e Drenicës ishte 74 vjeçar. Njeriu në foto duket jo më i vjetër se 40 vjeçar.
E dyta. Në territorin e Kosovës së sotme kishte gjitjësejt 2 ballistë që ishin profesorë në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë, kishte një familje zogiste dhe 180 komunistë (prej këtyre 160 serbë të Kosovës vetëm 20 shqiptarë të Kosovës dhe këta të fundit shumica operonin në Tiranë).
Pjesa dërrmuese e veprimtarëve politikë kosovarë vepronin në kuadër të Lidhjes së Dytë të Prizrenit (Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Aqif Blyta, Iljaz Agushi, Bedri Pejani, Tahir Zajmi, Dr. Xhelal Mitrovica, Rexhep Krasniqi, Mulla Ilaz Spahiu, Shaban Polluzha etj). Pas pushtimit komunist të Kosovës, Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica e Tahir Zajmi u larguan nga Kosova, ndërsa organizata u konvertua në NDSH dhe zgjodhi udhëheqësi të re në krye me Prof.Ymer Berishën, Gjon Serreqin, Ajet Gërgurin etj. Kështu që Shaban Polluzha nuk ka qenë asnjëherë ballist. E treta. Në kohën kur luftoi Shaban Polluzha (Nëntor 1944- Shkurt 1945) Kosova ishte akoma pjesë e Shqipërisë. Pra nuk kishte pse të luftonte për bashkim pasi veç ishte e bashkuar.
Kosova iu bashkua Jugosllavisë tek më 10.07.1945. E katërta. Divizioni “Skënderbeg” nuk bëri kurrfarë masakri ndaj hebrenjëve. Thjeshtë, arrestoi në Prishtinë në qershor 1944 disa dhjetra hebrenj që iu bashkuan Lëvizjes partizane dhe i dërgoi në burg. Pra jo sepse ishin hebrenjë por sepse denjuar të luftonin pushtetin. Numri I hebrenjëve të vrarë në kampe përqendrimi ka të bëjë me hebrenjtë në Mitrovicë më 1941-43 kur Mitrovica ishte akoma pjesë e Serbisë (dhe jo si pjesa tjetër e Kosovës që më 1941 u bë pjesë e Shqipërisë).
Mitrovica e Novi Pazari u bënë pjesë e Shqipërisë tek në shtator 1943. Këta hebrenjë të Mitrovicës të arrestuar nga qeveria serbe e Nediqit zakonisht nga historianë qëllimlëqinj mblidhen me të arrestuarit në Prishtinë dhe I atribuohen divizionit “Skenderbeg”, edhe pse diferenca është gati 4 vite. Në Mitrovicë zhdukja e henrenjëve ndodhi më 1941 kurse Divizioni Skenderbeg u formua në Maj 1944. /Trungu & InforCulture
NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…
Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…
Jahja Drancolli Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën…
MekuliPress ju sjellë fakte tjera të kolonizimit të tokave të hapsirës shqiptare përmes kolonëve serbë.…
Qeskat nën sy mund të krijohen për shkaqe të ndryshme. Alergjitë, problemet e ndryshme…
Sr Noel Malcolm për konvertimin e shqiptarëve në fenë islame në periudhen e Perandorisë Osmane.…