<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Pse Flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë?

Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë dhe të lavdishme.

Nga Aleks Buda

Si shenjë ushtarake, shqiponja me një kokë njihet në vende të ndryshme qysh nga koha antike, midis tyre dhe në Perandorinë Romake. Në Perandorinë Bizantine, si shenjë e perandorëve, shqiponja u përdor në trajtën dykrenare, siç e interpretojnë, si simbol i sundimit mbi perëndimin dhe lindjen, të ndara pas vitit 395 ose të pushtetit shekullor dhe kishtar, të bashkuar në personin e perandorit bizantin. Gjatë mesjetës, shqiponja, në stilizime të ndryshme, me një ose dy krerë, gjendet e përdorur në vende të ndryshme të Evropës. Perandorët gjermano-romakë e mbanin shqiponjën dykrenare, për t’u dalluar nga mbretërit, që përdornin atë me një kokë. Bie në sy se në Shqipëri, në Serbi dhe Rusinë mesjetare — vende që kishin marrëdhënie politike-kulturore mjaft të ngushta me Bizantin — si edhe në Kishën Ortodokse, që e kishte kryet e saj në Kostandinopojë, shqiponja përdorej në trajtën dy krenare.

Në Shqipëri shqiponja dykrenare përdoret, me sa dimë, qysh nga shekulli XIV si shenjë e princërve feudalë shqiptarë. Kështu dimë se Muzakët mbanin në flamurin e tyre një shkabë dykrenare me një yll në mes, Dukagjinët një shkabë të thjeshtë, por mjerisht këtyre nuk ua dimë ngjyrat. Nga sa u tha më lart mund të mendohet se këta princër mund ta kenë marrë shkabën dykrenare dhe Perandoria Bizantine, prej së cilës kishin marrë edhe tituj fisnikërie, si «arkond», -«sevast», «despot». Princët shqiptarë, kishin edhe lidhje familjare me perandorë bizantinë, prej të cilëve kishin marrë edhe mbiemra.

Nuk duam të lemë pa përmendur, se ekziston edhe një shpjegim tjetër i prejardhjes së shqiponjës së flamurit tonë, sipas këtij shpjegimi që është shumë i përhapur e popullor shqiponja e flamurit tonë ka kuptimin e nië simboli etnik, e një «totem»-i (domethënë të një kafshe të shenjtë, që konsiderohej si i pari i një fisi). Sipas këtij shpjegimi, shqiponja në flamurin lidhet me emrin «shqiptar», bir i shqiponjës. Por, sipas mendimit tim, ky shpjegim nuk qëndron më.

Dihet tashmë se emrat «shqip, shqiptar, Shqipëri» janë përdorur në një kohë relativisht të re,_nga-shekulli XVII e këndej, kurse emri i vjetër i popullit dhe i vendit ishte Arbër, arbëror. Emrat shqiptar, Shqipëri — nuk kanë të bëjnë me shqipe, shqiponjë, por kanë një kuptim tjetër. «Shqip» domethënë «qartë», «kuptueshëm» (krahaso fjalën shqiptoj, e cila në disa koloni të jashtme shqiptare ka pikërisht kuptimin «kuptoj»). Pra, «shqiptarë» janë ata që flisnin kuptueshëm në kundërshtim me pushtuesit_e huaj osmanë. Nuk është e rastit, që zëvendësimi i emrit të vjetër «Arbër», «arbëresh» nga emri i ri «shqiptar» u bë pikërisht në shekujt e pushtimit osmanë.

Historiani shqiptar i shekujve XV-XVI, Marin Barleti nga Shkodra, biografi i Skënderbeut na tregon se kur u kthye Skënderbeu në Krujë më 1443, ai ngriti mbi qytetin e çliruar flamurin me një shqiponjë të zezë dykrenare mbi fushë të kuqe. Ky flamur, — thotë Barleti — ishte ai i Kastriotëve. Ky flamur u mbulua me lavdi gjatë luftërave, prej më se një çerek shekulli që bëri populli ynë nën udhëheqjen e heroit tonë kombëtar Skënderbeut. E kuptueshme, pra, pse ky flamur mbeti simbol i luftës për liri e pavarësi që bëri populli ynë shekuj me radhë.

Por gjatë shekujve të errët të pushtimit osman u harruan format e ngjyra e saktë e flamurit të vjetër. Kështu shpjegohet që patriotët shqiptarë të Rilindjes së herët e përfytyronin flamurin e Skënderbeut diçka ndryshe nga ç’kishte qenë në të vërtetë. Kështu, për shembull patrioti Spiro Risto Dine na thotë se në vitet ’60-të, të shekullit XIX, ai e dinte flamurin e Skënderbeut me një shqiponjë të bardhë. Kurse patriotët e shoqërisë së Stambollit në vulën e shoqërisë së tyre (të themeluar më 1879) e paraqisin shqiponjën me një kokë të ulur mbi një shkëmb.

Vetëm nga fundi i shek. XIX, duke lexuar me kujdes Barletin, u zbulua përsëri flamuri i Skënderbeut në formën e tij origjinale dhe që atëherë ai u përhap menjëherë në të katër anët e Shqipërisë dhe jashtë.

admin admin

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

2 days ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

3 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

3 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

3 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

3 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

6 days ago