Ndoshta nuk e keni ditur që Idriz Seferi, kryetrimi i Karadakut, ka qenë i martuar dy herë dhe nga martesa e dytë i kishte 12 fëmijë, shkruan Mediafokus.info
Gruaja e dytë e Idrizit ka qenë Baftije Seferi (1864-1969) nga Stublla e Poshtme. Ajo ishte nënë e 12 fëmijëve, 7 prej tyre djem dhe 5 vajza.
Baftija qëndroi së bashku me Idriz Seferin në beteja dhe luftoi përkrah tij. Mori pjesë aktivisht në betejën e njohur të Kaçanikut, me një grup grash që i kishte organizuar vetë.
Kësaj beteje i këndohen edhe këngë, ndër të cilat është ajo ‘Hej Kaçanik o shkamb e gur, digjesh e piqesh o për flamur, për flamurin e Skenderit, luftojnë djemtë e Idriz o Seferit’
Pas betejës së Kaçanikut, forcat osmane dogjën fshatrat e Karadakut e veçanërisht fshatin Sefer, duke e detyruar popullatën të largohet nga shtëpitë e saj.
Familjen e Idriz Seferit, përfshirë edhe Baftijen, i internuan në Prishtinë. Në kamp, Bahtija, e kalitur nëpër beteja, përkrah bashkëshortit Idrizit, tregoi heroizëm të lartë.
Vdiq në vitin 1969, në moshën 105-vjeçe. /Mediafokus.info/
(Në foto të shkrepur nga Nasuf Jusufi, nip i I. Seferit, shihen disa nga familjarët)
SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…
Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…
Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…
Njeriu që e turpëroi ambasadorin dhe sigurimin e famshëm sekret britanik ishte një mashtrues par…
Kur keni kancer, ka shumë gjëra që mund të bëni çdo ditë për të…
Pas ardhjes në jetë një i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë,…