<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Projektin i Sulltanit Abdulhamid II për një metro nën det, që sot njihet si Marmaray

Kjo hartë e vitit 1891 tregon një ëndërr që i parapriu kohës së vet: projektin e Sulltanit Abdulhamid II për një metro nën det, që sot njihet si Marmaray. Projekti u skicua nga inxhinieri amerikan Frederick E. Strom, bashkë me Frank T. Lindman dhe John A. Hilliker, një bashkëpunim që dëshmon se Perandoria Osmane, në fund të shekullit XIX, nuk ishte e mbyllur, por kërkonte dije dhe teknologji kudo që gjendej.

Gjithashtu është e habitshme se si, qysh në vitin 1891, kur shumë vende ende përballeshin me hekurudha primitive, në Stamboll imagjinohej një tub i zhytur nën Bosfor. Një metro që do të lidhte dy kontinente. Një ide që sot tingëllon moderne, mirëpo atëherë ishte pothuajse fantastike. Dhe, megjithatë, ajo u vizatua, u patentua, u mendua seriozisht. Kjo nuk ishte fantazi orientale, por vizion inxhinierik.

Pastaj historia bëri atë që di të bëjë më së miri: e ndërpreu vazhdimësinë. Ideologjitë e importuara, përçarjet e brendshme, grushtet e shtetit, rrëzimi i një perandorie dhe ndërtimi i një republike mbi themele të reja, të gjitha këto e lanë projektin në letër. Turqit, që kishin menduar një metro nën det në fund të shekullit XIX, u morën për dekada me luftëra, ndarje, polarizime… Ideologjitë e huaja i përçanë, i zhvendosën nga boshti i tyre historik, dhe një projekt që mund të ishte realizuar në fillim të shekullit XX, u shty për më shumë se një shekull.

Vetëm në vitin 2013, nën drejtimin e Recep Tayyip Erdoğan, u përurua Marmaray. 122 vjet pas idesë fillestare. Një projekt i menduar në kohën e një sulltani, u realizua në kohën e një presidenti. Koha ndryshoi format, por jo domosdo edhe ëndrra.
Kjo hartë nuk është thjesht një dokument teknik. Kjo është dëshmi se vizioni ekzistonte. Se prapambetja nuk ishte në ide, por në rrethanat politike dhe përçarjet ideologjike. Dhe, ndoshta mësimi është i qartë: një komb që humb kohezionin e vet, humb edhe kohën. E koha, kur humbet, nuk kthehet me interes, kthehet me vonesë. Sikurse në këtë rast, që u kthye 122 vjet më vonë.

Po te ne shqiptarët, sa kemi humbur apo po humbim kohë, dhe sa kemi mbetur apo po mbetemi vonë?!

– Besnik Jaha

https://www.facebook.com/islampress.ch/posts/kjo-hart%C3%AB-e-vitit-1891-tregon-nj%C3%AB-%C3%ABnd%C3%ABrr-q%C3%AB-i-parapriu-koh%C3%ABs-s%C3%AB-vet-projektin-e-/1794682828119101/

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

51 minutes ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

4 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

4 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

5 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

5 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

6 hours ago