<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Studim: A e pengon televizori zhvillimin e të folurit te fëmijët

 

Shtëpitë e zhurmshme, me volum të lartë të televizorit ose zhurma e makinave nga jashtë mund të pengojnë zhvillimin e të folurit dhe të lexuarit te fëmijët, sugjeron një studim i ri.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se foshnjat e kanë të vështirë të mësojnë fjalë të reja kur ka zhurmë në sfond. Sipas tyre, nivelet e zhurmave në sfond mund të interferojnë tek aftësia e të mësuarit fjalë të reja. Klasat e zhurmshme gjithashtu mund të pengojnë zhvillimin e të folurit te foshnjat, thonë studiuesit.

 

 

Në një artikull të publikuar tek revista “Zhvillimi i Fëmijës”, hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Wisconsin-Madison thanë: “Të mësuarit e fjalëve të reja është një aftësi e rëndësishme që siguron një themel për aftësinë e fëmijës për të kryer shkollën. Shtëpitë moderne janë të mbushura me pajisje të zhurmshme, si televizor, radio etj., të cilët mund të ndikojnë te mënyra si fëmijët mësojnë fjalë të reja që në moshë të vogël.

 

Autorët thonë se zhurma e lartë mund të ndikojë tek zhvillimi mendor i fëmijës.

Fëmijët që jetojnë në shtëpi të zhurmshme dalin me rezultate jo shumë të mira në shkollë dhe kanë nivele më të larta të hormonit kortizol të stresit në gjak, krahasuar me fëmijët që jetojnë në shtëpi më të qeta.

 

 

Pjesa më e madhe e studimeve të mëparshme janë kryer në kushte laboratorike. Ndërsa studimi i fundit u krye në ambientet ku njerëzit qëndrojnë më shumë, si shtëpi apo shkollë. Gjatë studimit u përfshinë mbi 100 fëmijë të moshave 22-30 muajsh. Ata morën pjesë në një eksperiment kur duhet të mësonin emrat e objekteve të panjohura.

 

 

Foshnjat fillimisht dëgjuan fjali që përmbanin dy fjalë të reja. Ata më pas mësuan cili objekt korrespondonte me emrin. Në fund foshnjave iu kërkua që të përsërisnin fjalët e reja. Gjatë dy eksperimenteve të para, 80 foshnje i mësuan fjalët, ndërsa kishte zhurmë të madhe në sfond dhe kur ishte pak më qetë. Vetëm fëmijët e ekspozuar ndaj tingujve më të qetë në sfond arritën të mësonin fjalët e reja.

admin admin

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

3 days ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

4 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

4 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

4 days ago