Rrushi i thatë është një ushqim i shëndetshëm për njerëzit e të gjitha moshave. Si një burim i vitaminave, mineraleve dhe elektioliteve, ai ofron shumë përfitime shëndetësore.
Rrushi i thatë ka kalium, magnez, kalcium dhe vitamin K. Përfitimet shëndetësore të rrushit përfshijnë aftësinë për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve, ndihmojnë me tretjen, luftojnë diabetin dhe kancerin. Por rrushi i thatë ju vjen në ndihmë për të përmirësuar edhe shëndetin e zemrës suaj.
Duke konsumuar rrush ju mund të shmangni infarktin, goditjen në tru dhe hipertensionin. Shumë ekspertë besojnë se arsyeja pse rrushi i thatë është efektiv në uljen e presionit të gjakut, është për shkak të niveleve të larta të kaliumit që mund të gjenden te rrushi i thatë.
Ai gjithashtu përmban hekur, i cili mund të ndihmojë për të parandaluar aneminë. Në të njëjtën kohë mund të ndihmojë në mpiksjen e gjakut më shpejt, sa herë që dëmtoheni në pjesë të ndryshme të trupit tuaj.
Hulumtimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore të rrushit të thatë përfshijnë aftësinë për të ndihmuar në parandalimin e kancerit, shkruan noa.al. Rrushi i thatë përmban antioksidantë të fuqishëm që punojnë për të parandaluar dëmtimin e radikaleve të lira në trup. Dëmtimi i qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira është shpesh një faktor themelor që çon në rritjen e qelizave të kancerit.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…